‘Pietro’ dhe ‘Juli’/ Dalin PËRGJIMET e dy kapove shqiptarë që trafikonin drogë në Catania, përmendin Moisi Habilaj
26 Maj 2021, 11:04Nga DOSJA
ITALI– Media italiane, “Meridionews” ka publikuar disa përgjime në lidhje, një ditë pas arrestimit të dy shqiptarëve në Catania, të cilët u kapën me 365 kilogramë drogë (kokainë dhe kanabis), Julian Hoxhaj, Indrit Karafili. Mirëpo, në përgjimet e tyre është përmendur edhe emri i të shumë kërkuarit Moisi Habilaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, që nga dita që u arratis në fillim të këtij viti.
Biseda zhvillohet më datë 9 prill të vitit 2019, brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e Katanias, ku diskuton dhe një i ri 26 vjeç nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bossi droge) në burgun e Bicoça. Pikërisht kjo miqësi, siç shkruan dhe meida italiane, i ka hapur rrugën trafikimit të lëndëve narkotike nga Hoxhaj dhe Karafili.
“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.
“Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia,”– dëgjohet të thotë Karafili teksa i drejtohet një shqiptari tjetër.
Natalino Nizza përveç se është djali i ‘shefit’ Giovanni Nizza, është edhe nipi i Andrea-s, trafikanti të drogës prej 30 vitesh që tashmë ëhstë mbyllur në ‘41 bis’.
Përgjimet zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të mbante një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marihuanës.
” Unë fola me xha Natalinon, më tha më lër të flas me ta,”- thotë dikush tjetër në një nga përgjimet e publikuara sot.
Në dialog ai gjithashtu përmend Habilajn në lidhje me një vizitë në Catania “nga gruaja e dytë e Moisiut,”- thotë ai ndër të tjera.
Hoxhaj dhe Karafili që njihet ndryshe si ‘Juli’ u vunë në pranga mëngjesin e të martës që lamë pas. Ata u arrestuan bashkë me dhjetë persona të tjerë: Hillaris Sotiris, ‘Hilary’, lindur në Kolumbi, 26 vjeç Viktor Dalipaj, lindur në Shqipëri, 46 vjeç; Julio Cesar Hurtado Rodriguez, ‘Cheo’, lindur në Kolumbi, 30 vjeç; Ruben Dario Mondragon Rodriguez, nato in Colombia, 35 vjec; Robert Andres Rodriguez Mina, ‘Solìto’, lindur në Kolumbi, 26 vjeç;
Adriano Roberto Spina, ‘Xhaxhai’, lindur në Nicolosi (CT), 56 vjeç; Petraq ‘Pietro’ Troka, detto ‘Pietro’, lindur në Shqipëri, 33 vjeç; Brahallan Ivan Escobar Buritica, ‘Bryan’, lindur në Kolumbi, 27 vjeç; Salvatore Litteri, ‘Paolo’, lindur në Katania, 36 vjeç; Sebastiano Lombardo, ‘Sebi e Mishi’, lindur në Katania, 31 vjeç dhe Gioeli Carmelo Musumeci, ‘Gioele’, lindur në Katania, 39 vjeç. Të gjthë ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilën më pas ua shitnin organizatave që vepronin në Siçili. Dje u sekuestruan dhe 365 kg drogë që u gjet në banesat e tyre.
(F.M/DOSJA.AL)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranë, i është përgjigjur ditën e sotme kërkesës së studentëve, të cilët kërkuan pak ditë më parë uljen e tarifav...
TIRANË– Bashkia Tiranë i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit u bëri thirrje institucioneve që të tërhiqeshin nga shembja e palla...
DEVOLL– Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në fshatin Kpashticë të Devollit, ne banesën shtetasit Siri Pasholli, ku si pasojë kanë mbetur të lëndua...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve për t’u liruar nga qelitë e regjimit të egër “41biss”.Mësohet se G...
TIRANË– Mjeku Edvin Prifti, i cili akuzohet për korrupsion ka fituar të drejtën për të dhënë mësim si pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Mësoh...
TIRANË– Sot do të shembet një nga pallatet e dëmtuara në Kombinat si pasojë e dëmeve të marra pas tërmetit të vitit 2019. Më 31 maj do të jenë pallatet e t...
TIRANË– Shpëtim Redo, një shqiptar nga Dibra ka treguar se si mori arratinë në vitet ’90 dhe kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme. I ftuar në “Opini...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar emrat e dy personave që janë në pranga pasi akuzohen se kanë vjedhur qindra miliona lekë përmes vjedhjeve të të dhënave të karta...