Aktualitet

Kërkohet procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro/ GJKKO: Falsifikoi dokumentet, gënjeu Kuvendin

26 Maj 2021, 11:14 Nga DOSJA
Kërkohet procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro/ GJKKO:

TIRANË– Procedim penal ndaj avoktatit dhe anëtarit të KLGJ, Alban Toros, është udhrdhëruar nga GJKKO. Vendimi për Alban Toron është dhënë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi. GJKKO kërkon nisjen e procedimit penal për falsifikim dokumentesh.

Toro teksa ai u padit në SPAK nga Shoqata e avokatëve anti -korrupsion. Pas padisë, SPAK vendosi mosfillimin e procedimit penal, ndërkohë që vendimi i SPAK u rrëzua nga Gjykata e Posaçme.

Sipas akuzës Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Toro në 15 vitet e fundit e ka pezulluar 3 herë aktivitetin e tij si avokat, dhe në një rast të tillë KLGJ ka të drejtë që të kërkojë ndërprerjen e mandatit të tij. Mosplotësimi i kriterit për vijmësinë e punës nuk është i vetmi problem për Toron pasi për të ka dyshime edhe për burimin e pasurisë dhe bashkëshortes gjyqtare në gjykatën e Apelit të Tiranës, Elona Toro. Ndërkohë që të dy, burrë e grua, si burim të pasurisë së tyre kanë deklaruar vetëm të ardhurat si avokat dhe gjyqtare. Ndryshe nga bashkëshortja e tij, figura e Toros ende nuk ka kaluar në Vetting, ashtu si anëtarët e tjerë në KLGJ, por për të ka mjaftuar vetëm rekomandimi nga Avokati i Popullit dhe Kuvendi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alban toro gjkko klgj alban toro gjkko klgj

Sondazh

Poll