Aktualitet

Flakë për flakë! “Tërhiquni”, Bashkia Tiranë i përgjigjet thirrjes së Metës: Kemi rënë dakort me banorët për she

26 Maj 2021, 10:40 Nga DOSJA
Flakë për flakë! “Tërhiquni”, Bashkia

TIRANË– Bashkia Tiranë i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit u bëri thirrje institucioneve që të tërhiqeshin nga shembja e pallateve në zonën e Kombinatit.

Në një reagim zyrtar, përmes Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, thuhet se zyrtarët e bashkisë kanë rënë dakort me banorët. 

“Kemi mirëkuptimin e plotë të banorëve. Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit. Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi”- thotë Çuko.

Më herët, Meta u bëri thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe të mos largojnë qytetarët e banorët e zonës nga shtëpitë e tyre me dhunë. Sot, pavarësisht vendimit të Gjykatës ka nisur shembja e një pallati në Kombinat. Në ditët në vijim, do të shemben edhe godinat 3-katëshe. Banorët e kanë bërë rezistencë pasi shprehen se nuk do të braktisin shtëpitë e tyre deri në momentin që të kenë marrë një dokument zyrtar se në cilën banesë dotë shpërngulen. Ata madje janë shprehur se bonusi i qirasë që kanë marrë nuk u mjafton.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta shembja e pallateve ne kombinat ilir meta shembja e pallateve ne kombinat

Sondazh

Poll