Sot pritet shqyrtimi i masave anti-Covid në Kosovë, komunat kërkojnë largimin e kufizimit të lëvizjes dhe orës policore
26 Maj 2021, 07:06Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme komunat e Kosovës kanë një takim me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, ku do të shqyrtojnë situaten pandemie, imunizimin e popullsisë, bashkëpuniminmisdis komunave dhe rregullat e reja anti-Covid.
Sipas mediave,takimi do të mbahet në orën 10:00 e ndërsa disa nga kryetarët e basjhkive kanë shprehur kërkesën për të hequr orarin kufizues të qytetarëve.
“Ne gjatë ditës së djeshme kemi qenë në kontakt me kryetarët e komunave dhe kemi kërkuar rekomandimet e tyre. Ata kanë kërkuar largimin e kufizimit të lirisë së lëvizjes, pastaj të jetë prioritet vaksinimi sa më i shpejtë i popullatës dhe të mënjanohen masat që mund të kenë ndikim negativ në ekonomi” tha Ibrahimi.
Ai më tej shtoi se diaspora është një infuzion jashtëzakonisht i madh për ekonominë në Kosovë dhe së shpejti fillon ardhja e tyre. Sipas Sazanit, kryetarët e komunave besojnë se masat që mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit duhet të largohen pasi numri i rasteve me coronavirus po bie.
Ai tha se nëse eventualisht ndryshon situata me pandeminë dhe ka rritje të numrit të të infektuarve, atëherë situata mund të rivlerësohet dhe të veprohet në raport me të. Aktualisht është e ndaluar lëvizja nga ora 22:30 deri në 05:00, ndërsa gastronomia mbyllet në ora 10:00.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PALESTNË-Ditën e djeshme një i ri palestinez u qëllua duke u lënën i vdekur nga forcat izraelite në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.Sipas mediave ësh...
Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë edhe një nga shancet më të mëdha për të luftuar pandeminë COVID-19.Provat me qen nuhatës kanë tr...
Mbyllja e dytë për zbutjen e pandemisë e ngadalësoi ekonominë gjermane në fillim të vitit. Rënia ekonomike doli të ishte disi më e fortë nga sa supozohej më par...
Më 26 maj, sirianët do të zgjedhin një president, në mes të krizës ekonomike dhe pandemisë Corona. Fituesi tashmë është përcaktuar: Bashar al-Asad. Sundimi i ti...
SHBA– Ushtria amerikane tha se ka përfunduar gati një të katërtën e tërheqjes së trupave nga Afganistani.“Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (...
SHBA– Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të martën se Uashingtoni do të rihapë Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Jeruzalem, një lëvizje që r...
SHBA– Më shumë se gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ka thënë Shtëpia e Bardhë të martën.Presiden...