Bota

Nisin prapë provokimet/ Ushtria izraelite vret një të ri palestinez, vihet në dyshim armëpushimi

26 Maj 2021, 06:42 Nga DOSJA
Nisin prapë provokimet/ Ushtria izraelite vret një të ri

PALESTNË-Ditën e djeshme një i ri palestinez u qëllua duke u lënën i vdekur nga forcat izraelite në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Sipas mediave është akoma e paqartë arseja përse u qëllua i riu palestinez nga forcat izraelite dhe nuk ka patuar asnjë reagim apo deklaratë nga ushtria. Dëshmitaret okularë thanë se ushtria izraelite hapi zjarr drejt një automjeti ku lanë të vdekur një përson.

“Një ushtar izraelit hapi zjarr mbi Ahmed al-Fahed në qytetin Umm Al-Sharayet, afër Ramallahut, duke e vrarë atë në vend”, tha zëdhënësi i grupit Fatah, Munir al-Jaghoub.

Të paktën 284 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës nga ushtria izraelite që nga prilli lidhur me një vendim të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta izrael-palestine vritrti i riu palestinez lufta izrael-palestine vritrti i riu palestinez

Sondazh

Poll