Aktualitet

“Qenke si Baton Haxhiu…i doli lajmi se ishte vrarë!” Fevziu nuk i ndal batutat me shqiptarin që mori arratinë në vitet

26 Maj 2021, 08:50 Nga DOSJA
“Qenke si Baton Haxhiu…i doli lajmi se ishte vrarë!”

TIRANË– Shpëtim Redo, një shqiptar nga Dibra ka treguar se si mori arratinë në vitet ’90 dhe kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme.

I ftuar në “Opinion”, Redo tha se fillimisht ata janë ndaluar në ish-Jugosllavi ku janë mbajtur nga policia dhe më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë që ai fliste, Fevziu bënte batuta të herëpashershme.

“Ka qenë data 25 gusht, festa e Dibrës. Bashkë me një shokun tim, atëherë kam qenë 19 vjeç vendosëm të iknim. Ai kishte kryer ushtrinë, unë akoma nuk e kisha mbaruar. Është një fshat Maqellarë dhe dinim që pas atij mali ishte Jugosllavia. Kaluam kufirin në ish-Jugosllavi, ku u dorëzuam në polici, Aty na mbajtën 3 ditë, më pas na çuan në Shkup, nga Shkupi në Beograd. Mjerisht shokun me të cilin unë ika, e kthyen. Të gjitha pyetjet në ish- Jugosllavi ishin rreth ushtrisë. Ndërkohë në Austri pyetjet që na bënin ishin: opera e parë shqiptare kush ishte, ose Teatri i Operas dhe Baletit kë ka përballë. Unë një herë kisha qenë në Tiranë në klasën e shtatë. Në Austri shkurtimisht më thanë që t’i shkruaj familjes, të shohim nëse do të kthejnë përgjigje,”- tha Redo.

“Ti paske shpëtuar ëë, nuk kishte bërë ushtrinë (qesh),”- tha Fevziu.

 “Si fillim bëra një shkollë profesionale përsa i përket hotelerisë. Pastaj hapa biznesin tim dhe më pas vazhdova dhe universitetin, ndonëse në moshë pak të madhe. Në moshën 40 e ca vjeç fillova universitetin për shkenca politike dhe kam mbaruar masterin, 46 vjeç. S’kam bërë punë me të asnjëherë, jam marr me biznes,”- tregoi Redo.

“Po ç’e deshe shkollën 46 vjeç….ta kesh në xhep ëëë,”- shtoi Fevziu dhe qeshi sërish.

“Ti qenke dhe si Baton Haxhiu që i doli lajmi se ishte vrarë. Është ngjallur dy herë,”- vijoi Fevziu.

“Jo, jo…unë nuk jam vrarë…”- shtoi Redo duke qeshur.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu shpëtim redo blendi fevziu shpëtim redo

Sondazh

Poll