Politike

I gjakosur dhe me shenja dhune, Erion Braçe kujton 26 majin e vitit 1996: Unë jam gjallë!

26 Maj 2021, 08:20 Nga DOSJA
I gjakosur dhe me shenja dhune, Erion Braçe kujton 26 majin e vitit 1996:

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar 26 majin e vitit 1996, kohë që është dhunuar. Në një postim në Instagram, ai, krah fotove ku shihet i gjakosur dhe me shenja dhune, shkruan se asgjë nuk harrohet nga ajo që ka pësuar atë ditë.

Numri 2 i qeverisë fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha për këtë dhunë teksa shton se minimi i demokracisë ishte vula e turpit në fytyrën e tij.

“Krimi në fytyrën time lëkurën e çdo të majti, kundërshtari, njeriu normal që nuk u ble nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri, Kamberi, Lefteri, Shemsia, Bashikimi, fëmijë i ri, e re, burrë, grua, gjysh, gjyshe, familje të ndjekura, përgjuara, dhunuara, pa punë e shërbime, burgosura nga Sali Berisha dhe regjimi i tij kriminal mu siç Hilteri e nazizmi ndoqi e përgjoi, dhunoi, burgosi e vrau hebrenjtë!”- shkuan Braçe.

Statusi i plotë;

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

26 Maj asgjë nuk harrohet, kush harron bashkëpunon. Sot, 26 Maji shënon 25 vite te masakrës më të madhe të  “zgjedhjeve” te vetme qe nuk janë njohur kurrë nga kërkush, kurrë; Zgjedhjeve për të cilat ODIHR,  na la për historinë një fjali: Nuk kishte asnjë nen të rregullave zgjedhore që nuk u shkel! Kaq përsëri ishte fare pak. Kryetari i opozitës/PS ne burg politik, ndalim e përjashtim politik nga kandidimi të gjysmës së udhehëqjes së opozitës, fushatë elektorale e qethur, pothuajse e ndaluar mbushur me dhunime e arrestime, dite zgjedhjesh horror, komisione te njëanshme zgjedhore ne raportin 13 nga pushteti e 1 nga opozita, rrahje komisioneresh që në hapje të qendrave të votimit dhe largim i dhunshëm prej orës 9.00 te mëngjesit prej aty, ndalim i zgjedhësve për të votuar, vjedhje masive votash në numërim dhe rezultat tërësisht i rremë në çdo cep të Shqipërisë!

Shihini fotot; Njera-ajo djathtas është ne prezantim/celje te fushates me 26 prill 1996, ne nje kuvli ku na lane te mblidheshim ne Berat, tjetra është ne oren 10.00 në selinë e PS në Berat/MANGALEM, fill pas sulmit nga paramilitare poshtë shtëpisë ku rrija e më tej brenda në komisariatin kriminal të Beratit. Me heret gjate vitit 1995/Maj serish,  Sali Berisha dhe rregjimi i tij kriminal bene proven gjenerale ne zgjedhje te pjesshme ne Libofshe, Greshice e Ngracan; Dhunim barbar dhe percaktim te rezultatit te votimit jashte vunetit te zgjedhesve! Me pare, gjate vitit 1994, rezultati historik i referendumit për kushtetutën, solli humbje derrmuese per rregjimin e Sali Berishes por edhe nje plan te tere per te mos lejuar me socialistët të fitonin. Por socialistët mbetën gjallë qendruan, rezistuan, propozuan, komunikuan, sakrifikuan, luftuan, fituan besimin e njerëzve. Edhe une gjalle jam! Mbaj mend qe mesditen e 27 majit,  i derrmuar shkruajta: Sali Berisha shihe krimin tënd në fytyrën time! E shkruaj serish edhe sot; Krimi nuk u ndal, vijoi ne 28 maj 1996 ne zemer te Shqiperise, sheshin e Skenderbeut, kulmoi me 21 janar 2009 ne bulevardin e Deshmoreve me kater te pushkatuar politike, perseri nga ne!

Minimi i demokracisë ishte vula e turpit në fytyrën e Sali Berishës një javë më parë dhe zgjedhjet e 26 Majit 1996 ishin zanafilla/origjina, fakti e prova; Krimi në fytyrën time lëkurën e çdo të majti, kundërshtari, njeriu normal që nuk u ble nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri, Kamberi, Lefteri, Shemsia, Bashikimi, fëmijë i ri, e re, burrë, grua, gjysh, gjyshe, familje të ndjekura, përgjuara, dhunuara, pa punë e shërbime, burgosura nga Sali Berisha dhe regjimi i tij kriminal mu siç Hilteri e nazizmi ndoqi e përgjoi, dhunoi, burgosi e vrau hebrenjtë! 26 maj ishin zgjedhjet e para per mua, me kete shenje politike, edhe fizike ne fytyre; Ato zgjedhje, socialistet e Beratit, posacerisht Uznoves e Policanit I FITUAN, jo prej rezutatit te caktuar nga rregjimi, por prej fuqise se rezistences, sakrifices, bashkimit zemer me zemer tek njeri tjetri;Nga largesia e 25 viteve, sot, dua ti kujtoj e perulem me respekt secilit prej tyre, ne Berat, Uznove e Polican per gjithe sakrificen e tyre ne vite! Çdo socialisti në Shqipëri. Asgje dhe askush nuk harrohet; Bashke ishim, bashke qendruam ne cdo beteje, e fituam, kurre nuk humbem nje te vetme. Kthehuni pasi e kujtoini, vetëm beteja të fituara si të majtë, gjithnjë në krye! Ajo shenje politike e fizike ne fytyre, ndikoi fort brenda meje; Vetem 24 vjeç mesova te qendroj, mos iki,  te sakrifikoj, mos perfitoj, te qendroj perballe, mos perkulem, te respektoj perulesisht kedo, mos harroj gjithkend, te punoj, mos rri,  te jap, mos marre, te ndihmoj, mbeshtes, ndaj me gjithkend, mos vjedh ne emer te tyre! Prej 26 Majit jam ky që jam

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 26 maj 1996 erion brace 26 maj 1996 erion brace

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 19:59

TIRANË– Është e rrallë po jo e pamundur! Dy ish-presidentë të Shqipërisë janë kapur së bashku në një foto. Bëhet fjalë për Rexhep Meidanin dhe pasardh...