Politike

KAS i rrëzoi dy kërkesa, PD akuza të forta pas përfundimit të mbledhjes: Ata marrin urdhëra politikë në TELEFONAT e tyre

25 Maj 2021, 18:04 Nga DOSJA
KAS i rrëzoi dy kërkesa, PD akuza të forta pas përfundimit

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, pas përfundimit të mbledhjes së KAS, doli në një deklaratë për mediat e pranishme. Ai tha se të gjithë personat brenda Komisionit marrin urdhëra në telefonat e tyre nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri.

Logu: Nga ana e PD janë vendosur disa faqe voluminoze dhe prova të shumta , mbi 100 prova për të treja qarqet. Duke pasur parasysh numrim e madh te provave që ne i vumë në komision, me të drejtë pritëm që të vepronin me të drejtë. Ata marrin urdhëra politikë në telefonat e tyre,  nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknurin. Kemi paraqitur prova sesi votat u blenë nga PS, në Durrës kishte një skemë të drejtuar nga Ardjan Cela dhe Vangjush Dakon, ngritën struktura për bleren e votës. Dhe në Shkodër, Mark Frroku dhe Tom Doshi blenë vota masivisht. Është fakt se burimet shtetërore u përdorën masivisht nga PS. Vetëm leje legalizimi janë dhënë 10 mijë e tre leje. Janë punësuar mbi 3 mijë punonjës.

KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, rrëzohet kërkesa e Abazit, rinumërohen 108 kuti në Durrës, LSI: Kemi 136 vota balotazh, kapim mandatin! PD nuk bind për pavlefshëri në Shkodër

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 25 maj 2021 marash logu kas 25 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll