Politike

13 persona votuan për 34 zgjedhës! PD e LSI kërkojnë pavlefshmëri në Shkodër, Marash Logu flet me EMRA: OSBE dëshmoi shi

25 Maj 2021, 17:57 Nga DOSJA
13 persona votuan për 34 zgjedhës! PD e LSI kërkojnë

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Marash Logu ka përmendur me emra të gjithë personazhet që sipas tij kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër. Në fjalën e tij, në mbledhjen e KAS, ai gjithashtu ka bërë me dije se 13 persona kanë votuar për 34 të tjerë, duke shtuar se OSBE ka dëshmuar vetë shit-blerjen e votës në këtë qark.

PJESË NGA BISEDA: 

Marash Logu, PD: Benet Beci, Tom Doshi, Mark Gjonaj, Fran Tuçi, Mark Babani dhe Mark Frroku në bashkëpunim me drejtues lokalë dhe individë me rekorde kriminale kanë ngritur një strukturë të blerjes së votave. Për këtë qëllim kemi depozituar 3 kallëzime penale. Është fakt evident se fenomeni i shit-blerjes në Shkodër, OSBE ka qenë vetë dëshmitare. Është thënë në raportin paraprak. Shtetas me rekorde kriminale kanë përfituar kontrata publike, si Pëllumb Gjoka në Velipojë. U kërcënuan dhe intimiduan për të prodhuar vota për PS. Edhe në Shkodër ka pasur denoncime për votim të shumëfishtë. Shenjat e gishtërinjëve janë përdorur për 34 zgjedhës. Kjo është një betejë që bëhet për qytetarët shqiptarë. Vlerësojmë se pretendimet tona janë të faktuara. Nuk rrimë dot pa e dhënë që u refuzuan kërkesat tona, prandaj hetimi është i mangët. Shpresoj që të mos jetë i tillë edhe vendimi. Në përfundim, kërkojmë nga KAS pavlefshmëri në qarkun e zgjedhjeve.

Altin Kaziaj, LSI: Ndajmë të njëjtat shqetësime si edhe PD. Qarku i Shkodrës është i nxehtë. Nuk dua të përsëritem më Logun.

LAJMI KRYESOR: KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për Tiranën, rrëzohet kërkesa e Abazit, rinumërohen 108 kuti në Durrës, LSI: Kemi 136 vota balotazh, kapim mandatin! PD nuk bind për pavlefshëri në Shkodër

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike altin kaziaj kas 25 maj 2021 marash logu altin kaziaj kas 25 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll