Politike

Lëvizja VetëVendosje çon në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër

25 Maj 2021, 19:08 Nga DOSJA
Lëvizja VetëVendosje çon në Kolegjin Zgjedhor

TIRANË– Lëvizja VetëVendosje në Shqipëri ka dorëzuar një padi ndaj vendimit të Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Gjirokastër.

Në njoftimin e shpërndarë nga LVV, dje Kreshnik Merxhani në cilësinë kandidatit për deputet dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor padinë për të kundërshtuar vendimin e KAS.

Ky vendim rrëzonte ankesën tonë mbështetur mbi faktet e parregullsive dhe manipulimit të procesit zgjedhor si dhe një sërë veprash penale të konstatuara, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Seanca në Kolegjin Zgjedhor për padinë e Kreshnik Merxhanit do të mbahet ditën e hënë, më 31 maj 2021, ora 10:00. Përpjekjet tona për të bërë publik dhe denoncuar çdo krim elektoral nuk do të ndalen dhe së bashku me to edhe kërkesa për ndëshkimin e fajtorëve dhe vendosjen e drejtësisë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e LVV.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kreshnik merxhani zgjedhjet 25 prill 2021 kreshnik merxhani zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll