Politike

Vendimi i Gjykatës Administrative/ Belind Këlliçi: Banorët e Kombinatit shpëtuan pallatin e tyre, do të vijoj t’i nx

25 Maj 2021, 20:41 Nga DOSJA
Vendimi i Gjykatës Administrative/ Belind Këlliçi: Banorët

TIRANË- Deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi, ka përshëndetur banorët e pallatit në Kombinat, për fitoren e arritur në gjykatë kundër Bashkisë së Tiranës. Me anë të një statusi në Facebook, Këlliçi shkruan se ky është vendimi i tretë që merret kundër prishjes së pallateve në zonë.

“Përgëzoj banorët e pallatit nr. 145, në rrugën “Sokrat Mosko” në Kombinat, për kurajon civile dhe fitoren përballë manipulatorit Veliaj! Banorët iu drejtuan Gjykatës Administrative pasi Këshilli Bashkiak Tiranë vendosi prishjen e pallatit të tyre, nisur nga një akt ekspertimi të manipuluar, ku thuhej se dëmtimet janë të rënda dhe se vlera e riparimit të pallatit është sa 72% e kostos së rindërtimit. Ky është vendimi i tretë dhënë nga Gjykata Administrative që pengon prishjen e ndërtimeve në këtë zonë. Do të vijoj të nxis banorët e Kombinatit të ngrenë padi kundër vendimeve bashkiake që cënojnë interesat e tyre. Nisur edhe nga fakti se janë parashikuar të shemben 23 ndërtesa të tilla,”-shkruan Këlliçi.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belind kelliçi pallati ne kombinat belind kelliçi pallati ne kombinat

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 19:59

TIRANË– Është e rrallë po jo e pamundur! Dy ish-presidentë të Shqipërisë janë kapur së bashku në një foto. Bëhet fjalë për Rexhep Meidanin dhe pasardh...