Politike

Luigi Soreca mbështet krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës: BE po e ndjek nga afër iniciativën, të dëgjohet zëri i eksp

26 Maj 2021, 07:47 Nga DOSJA
Luigi Soreca mbështet krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës:

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca ka mbështetur iniciativën e krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori shkruan se Bashkimi Europian po ndjek nga afër çështjen, së bashku me Ambasadat e BE. Ai shton se duhet të dëgjohet zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”, shkruan Soreca.

Prej vitesh, Lumi Vjosa rrezikohet nga ambicie për të ndërtuar HEC-e në shtratin e tij. Falë këmbënguljes së aktivistëve, organizatave që mbrojnë natyrën dhe medias, ky projekt është ndaluar, por nuk mungojnë tentativat e herëpashershme për ta kthyer Vjosën në një “pasuri ekonomike” dhe jo natyrore. Në mbështetje të kauzës është bashkuar edhe aktori i njohur hollivudian, Leonardo di Caprio. Kërkesa kryesore për mbrojtjen e Vjosës është kthimi i zonës në një Park Kombëtar, që do ti jepte status të veçantë nga shteti dhe lugina bashkë me Lumin nuk do të prekeshin.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca parku kombetar i vjoses luigi soreca parku kombetar i vjoses

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 19:59

TIRANË– Është e rrallë po jo e pamundur! Dy ish-presidentë të Shqipërisë janë kapur së bashku në një foto. Bëhet fjalë për Rexhep Meidanin dhe pasardh...