Politike

Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk merr dot mandatin, del me minus 1 votë! Kaziaj: KAS me disa standarde!

26 Maj 2021, 07:31 Nga DOSJA
Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk merr dot

TIRANË-  Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të marrë mandatin në qarkun e Durrësit. Pas më shumë se 10 orësh rinumërim në sallën ku mbahen mbledhje e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksionave (KAS), 8 grupe kanë hapur 108 kuti. 

Mbledhja ka nisur në orën 10:00, pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste Për Integrim, parti e cila pretendonte se mund të merrte një mandat në qark, pasi diferencën me Partisë Socialiste e kishte vetëm 136 vota. Por nga procesi i sotëm, nga kutitë e hapura, 60 vota kanë dalë minus pasi janë konsideruar si të parregullta. LSI ka humbur vetëm 1 votë, ndërsa PD dhe PS, kanë dalë respektivisht me 38 dhe 26 vota minus.

Procesi i rinumërimit u kontestua nga përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Altin Kaziaj, i cili e konsideroi procesin e parregullt dhe anëtarët e KAS me disa standarde. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salinjani premtoi se do të mbështeste hapjen e kutive në çdo qark që do të kërkonte opozita. 

Gjatë mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë është rrëzuar kërkesa e kandidatit të pavarur Bojken Abazi, për të marrë kamerat e Qendrave të Votimit në shkollën Arben Broci në Tiranë.  Më herët janë hapur edhe 114 kuti në qarkun e Beratit, pas rinumërimit të të cilave, LSI rikuperoi 15 vota nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste, duke mos e ndryshuar rezultatin. KAS ka vulosur vendimin duke rrëzuar kërkesat e PD-së dhe LSI-së për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Shkodër. Ndërkohë pritet shqyrtimi i katër qarqeve të tjera, duke nisur nga nesër me Elbasanin.

(k.m/f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 26 maj 2021 kas 26 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2021, 19:59

TIRANË– Është e rrallë po jo e pamundur! Dy ish-presidentë të Shqipërisë janë kapur së bashku në një foto. Bëhet fjalë për Rexhep Meidanin dhe pasardh...