Sport

Modriç pranon uljen e pagës, rinovon kontratën me Realin

25 Maj 2021, 15:06 Nga DOSJA
Modriç pranon uljen e pagës, rinovon kontratën me Realin

SPANJE – Luka Modriç do të luajë për Real Madridit deri në qershor të 2022-shit. Mesfushori kroat, kontrata e të cilit me “los blancos” përfundonte më 30 qershor, ka firmosur marrëveshjen që e mban të lidhur me klubin “merengues” edhe një sezon tjetër.

Sezoni i shkëlqyeshëm i Luka Modriç u shpërblye nga presidenti Florentino Perez, që sheh ende energji dhe kuptohet tepër cilësi në këmbët e mesfushorit.

Kroati 35-vjeçar ka qenë pikë kyçe në skemat e Zinedine Zidane, duke treguar se ai ende ka “benzinë’ ​​në këmbët e tij. Modriç, i cili do të luajë edhe në “Euro 2020” me ekipin e tij kombëtar, gjithashtu ka pranuar uljen e pagës, që Madridi ua ka kërkuar futbollistëve për të lehtësuar efektet e pandemisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 luka modric presidenti florentino perez real madridit zinedine zidane euro 2020 luka modric presidenti florentino perez real madridit zinedine zidane

Sondazh

Poll