Sport

Milani sot zyrtarizon “gardianin” e ri, presion apo Donnarumma drejt largimit?

25 Maj 2021, 15:24 Nga DOSJA

ITALI – Kuqezinjve me gjasa u ka mbaruar durimin me Gigio Donnarumman. Në orët e para të ditës së sotme ka mbërritur në Milano portieri Mike Maignan, i cili sot pritet që të kryejë vizitat mjekësore dhe të zyrtarizohet si afrimi i parë i skuadrës së Piolit.

Portieri, kampion në Francë dhe një nga më të mirët në Ligue 1, do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Marrëveshja me Lille është arritur. Milani do të paguajnë 13 milionë euro për kartonin e Maignan, ndërkohë që kjo shumë mund të bëhet 15 milionë sipas disa klauzolave në marrëveshje.

Kështu, sikurse kuptohet, Gigio Donnarumma pritet të largohet më 1 korrik. Milani prej kohësh i ka bërë një ofertë që kap shifrën e 8 milionë euro në sezon, shumë e cila është refuzuar, pasi menaxheri Mino Raiola ka kërkuar 10 milion euro në sezon.

Veç kësaj ai kërkon një marrëveshje të shtuar edhe me një vit, ose përfshirjen e një klauzole të vogël që e lejon portierin të largohet. Mes të tjerave, është edhe komisioni që kërkon Raiola, një shifër më e lartë se sa është blerë Maignan nga Lille.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gigio donnarumman maignan nga lille mike maignan mino raiola gigio donnarumman maignan nga lille mike maignan mino raiola

Sondazh

Poll