Sport

Dështim, Sergio Conceicao nuk firmos, stoli i Napolit del në ankand…

25 Maj 2021, 18:15 Nga DOSJA
Dështim, Sergio Conceicao nuk firmos, stoli i Napolit del në

ITALI – Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, nuk do të jetë në krye të pankinës së Napolit sezonin e ardhshëm, sipas “Sport Mediaset”. Edhe pse dukej gjithçka e mbyllur, palët duket se kanë patur mosmarrëveshje për kontratën dhe kryesisht për mungesën e kualifikimit të skuadrës në Champions League.

Ndërkohë, në Portugali janë të sigurt se skuadra Porto do t’i ofrojë një rinovim dyvjeçar të kontratës së trajnerit, reputcioni i të cilit, pasi arriti të eliminojë Juventusin nga gara në Champions League, u rrit mjaft në skenën e futbollit europian.

Tani, pankina e Napolit ka mbetur bosh dhe ka dalë në ankand. Kush do ta zëvendësojë Rino Gattuson? Alternativat e presidenti De Laurentiis tani janë emrat e përfolur të Luciano Spallettit, Simone Inzaghit, Ivan Juric dhe Vincenzo Italiano.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league presidenti de laurentiis sergio conceiçao sport mediaset trajneri i portos champions league presidenti de laurentiis sergio conceiçao sport mediaset trajneri i portos

Sondazh

Poll