Sport

Francezi Konate mund të konsiderohet pjesë e Liverpool, pritet vetëm firma

25 Maj 2021, 14:38 Nga DOSJA

ANGLI – Mbrojtësi francez Ibrahima Konate, i cili sot mbush 22 vjeç, është blerja e parë e “The Reds” të Liverpool. Lojtari i talentuar, që ka luajtur për Leipzig në Bungesligë, thuhet se ka arritur akordin final, çka do të zyrtarizohet me firmosjen e kontratës, raporton gazetari Fabrizio Romano.

Qendërmbrojtësi ka kryer disa ditë më parë vizitat mjekësore dhe do të firmosë marrëveshjen 5-vjeçare deri në verën e vitit 2026. Liverpool do paguajë 35 milionë euro në arkat e Leipzig, sa është edhe klauzola e lirimit.

Gjithçka do të zyrtarizohet pas dy ditësh dhe me hapjen e merkatos. Francezi Konate gjatë këtij sezoni ka luajtur në 21 ndeshje në Bundesligë. Ai u bashkua me Leipzig 4 vite më parë falas, pas mbylljes së kontratës me Sochaux në vendlindje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bungesligë fabrizio romano ibrahima konate leipzig liverpool marrëveshjen 5-vjeçare bungesligë fabrizio romano ibrahima konate leipzig liverpool marrëveshjen 5-vjeçare

Sondazh

Poll