Bota

Tentojnë të varin kandidatin për kryebashkiak në Meksikë, pasi bën fushatë banorët e mbajnë peng 9 orë: Nuk mbajti pre

25 Maj 2021, 12:46 Nga DOSJA
Tentojnë të varin kandidatin për kryebashkiak në

MEKSIKË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë ku një kandidat për kryetar bashkie gjatë fushatës në San Cristobal de las Casas, është zënë pritë nga banorët e qytetit.

Sipas Daily Mail, Juan Camachio po kandidonte për postin e kryetarit të bashkisë dhe po realizonte fushatë me 16 maj ku bashkë me kolegët e tij u rrëmbyen për nëntë orë për arsye se ai nuk kishte realizuar premtimet e dhëna më parë. Banorët e pyetën atë në lidhje me projektet e punëve publike që ai kishte premtuar në këmbim të votave që i dhanë atij një vend në vitin 2018 ku ai u zgjodh kryetar bashkie.

Banorët e akuzonin atë për premtimet që nuk arriti të realizonte, për mos asfaltim rrugësh dhe dështim në sigurimin e ujit të pijshëm të duhur dhe shkollimit të duhur për fëmijët.

Është raportuar se rrëmbyesit e tij donin 15,000 dollarë për lirimin e tij. Në një regjistrimnë videoshihen disa burra që e marrin Camachion dhe e dërgojnë në një vënd ku është një litar në të cilin do e varin atë. Pasi ja vendosin litarin në qafë, duket sikur banorët bien dakord dhe e lirojnë atë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota juan camachio meksike juan camachio meksike

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 11:36

SPANJË–  Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.Autoritetet u njoftuan pasi një b...

Bota 25 Maj 2021, 10:45

Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

Një bos i dënuar i mafias, aktualisht i arratisur në Dubai, ka tronditur vendlindjen e tij Turqinë me një seri videosh që pretendojnë korrupsion dhe krime të tj...