Bota

Merkel: Pretendimet bjelloruse të papranueshme dhe jo të besueshme

25 Maj 2021, 12:40 Nga DOSJA
Merkel: Pretendimet bjelloruse të papranueshme dhe jo të besueshme

GJERMANI- Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. “Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim,” tha Merkel pasi arriti në samitin e BE-së. “Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e avionit të Ryanair-it janë plotësisht të papranueshme.”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i konsideron të papranueshme dhe të pabesueshme shpjegimet e Minskut për detyrimin e një avioni që të zbriste në Bjellorusi dhe për arrestimin e një disidenti në bord.

Vendet e BE-së thërresin ambasadorët e Bjellorusisë

Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania iu bashkua disa vendeve evropiane që thirrën ambasadorët e Bjellorusisë në vendet e tyre, pas tronditjes për uljen e detyruar të një avioni në Minsk dhe për arrestimin e një gazetari disident që pasoi pasoi pas uljes së avionit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po ashtu i hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve bjelloruse se shkak për uljen e detyrueshme të avionit kishin qenë njoftime të besueshme se siguria e aeroplanit ishte e kërcënuar.

“Shpjegimet e dhëna deri tani nga qeveria bjelloruse për uljen e detyruar të një avioni të kompanisë Ryanair në Minsk janë absurde dhe jo të besueshme,” tha Maas.

Shumë përfaqësues të BE-së dhe të vendeve anëtare e dënuan veprimin e Minskut. Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi i indinjuar në Twitter se ulja e detyruar e avionit është “një veprim i paparë deri tani” dhe kërkoi reagime të menjëhershme nga BE dhe NATO. Edhe kryeministri polak foli për një “akt terrorizmi shtetëror“, kurse kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen deklaroi: “Çdo shkelje e rregullave ndërkombëtare të trafikut ajror duhet të kenë pasoja”.

Sanksione të specifikuara

Pas ndalimit të linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të diskutojnë edhe për sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë.

Korrespondeti i DW, Bernd Riegert, i cili po ndjek samitin e BE-së, tha se sanksionet më të mundshme janë “sanksionet e specifikuara”, ose “sanksionet e mençura”, siç quhen ato në gjuhën e Brukselit.

Këto përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe kufizimin për të udhëtuar për individët e sanksionuar, si dhe shkëputjen e Bjellorusisë nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT.

“Të gjithë udhëheqësit e BE janë të një medimi, madje edhe vendet direkte fqinjë si Polonia dhe vendet baltike. Duket se Bjellorusia ka kaluar vijën e kuqe,” njofton Riegert.

Një zyrtar i NATO-s tha se ambasadorët e aleancën ushtarake perëndimore do të diskutojnë gjithashtu për këtë incident gjatë ditës së martë (25.05.).

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel arrestohet roman protasevich heiko maas ursula von der leyen angela merkel arrestohet roman protasevich heiko maas ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 11:36

SPANJË–  Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një statuje dinosauri.Autoritetet u njoftuan pasi një b...

Bota 25 Maj 2021, 10:45

Bosi i mafies akuza kundër qeverisë në Turqi

Një bos i dënuar i mafias, aktualisht i arratisur në Dubai, ka tronditur vendlindjen e tij Turqinë me një seri videosh që pretendojnë korrupsion dhe krime të tj...