Aktualitet

Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, Klodiana Lala zbardh PRAPASKENAT: Urdhri për ekzekutimin e tij mund të ketë ardhur nga Span

25 Maj 2021, 13:22 Nga DOSJA
Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, Klodiana Lala zbardh PRAPASKENAT:

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga vrasja e Delon Troqes në Vlorë, të premten e shkuar. E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Lala theksoi se ekzekutimi i Troqes mund të jetë bërë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës në Spanjë.

Vlora po tronditet nga ngjarje kriminale dhe situata nuk është e mirë, në kohën kur nis edhe sezoni turistik. Vlora duhet të patrullohet më shumë. Në Vlorë ka vetëm fushata, prokurorët duhet të punojnë më shumë. Ka një blindim në orët e para pas ngjarjes, por se pastaj gjithçka kthehet në normalitet. Në lidhje me vrasjen e Delon Troqes, ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja. Mendohet se mund të kishte përplasje në Spanjë, mund të lidhet me trafikun e drogërave të forta. Urdhri për ekzekutimin e tij mund të ketë ardhur nga Spanja. Hetuesit kanë marrë informacione. Troqe bënte vetëm shërbim për turistët dhe nuk kishte rekord kriminal të rëndë në vend. Hetuesit mendojnë se vrasësi/it mund të njohin mirë zonën”, tha Lala.

Më tej, gazetarja Lala tregoi se hetuesit kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po shpresojnë për të marrë ndonjë dëshmi nga Spanja për të qenë më pranë autorit.

“Troqe kishte të zhdukur edhe një kushëri, por nuk flitet deri tani për lidhje me vrasjeve. Të gjitha rrugë po i çojnë drejt Spanjës. Bledar Birçaj u vra në mënyrë mafioze gjithashtu. Vrasja e Birçes dhe Troqes ngjajnë me njëra-tjetrën. Në trupin e Troqes janë qëlluar shtatë plumba. Vrasësit kanë pasur informacion të detajuar për të gjitha lëvizjet e Troqes. Troqe ka qëndruar tek servisi i vëllait, para se të ekzekutohej. Hetuesit kanë shpresë tek ndonjë dëshmi nga Spanja dhe janë sekuestruar kamerat e bashkisë dhe nga vendngjarja. Fieri dhe Vlora janë zona, ku trafiku i drogës vazhdon të jetë problem. Policia duhet të ketë kontrolle për lëvizjet, për makinat luksoze në rrugë. Duhet kujdes, sepse në rast se nuk ka masa, mund të kemi viktima, që nuk i dua. Zona bregdetare duhet të monitorohet me fokus të veçantë”, përmbylli gazetarja Lala.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delon troqe ekzekutohet delon troqe klodiana lala delon troqe ekzekutohet delon troqe klodiana lala

Sondazh

Poll