Bota

Sedat Peker “përplaset” me Ministrin e Brendshëm turk, Soylu e akuzon si përdhunues, biznesmeni refuzon akuzat: Më trego

25 Maj 2021, 10:22 Nga DOSJA
Sedat Peker “përplaset” me Ministrin e Brendshëm turk,

TURQI- Biznesmeni turk, Sedat Peker i cili akuzohet si kreu i një grupi kriminal në Turqi është ‘përplasur’ me Ministrin e Brendshëm turk Suleyman Soylu. Peker është përplasur në distancë me Ministrin pas arrestimit të vëllait të tij nga autoritetet turke. Peker e ka quajtur Ministrin si “biletën e tij të kthimit”. Haberler shkruan se Soylu në një intervistë tha se Peker përveç krimeve të tjera që rëndojnë mbi të, ai akuzohet edhe për përdhunimin e një vajzë së bashku me një person tjetër, Erhan Tuncel. Në lidhje me deklaratat e Peker se ai është “bileta e tij e kthimit”, Soylu ka thënë se shpifjet dhe pretendimet e tij janë absurde.    

“Shpifjet dhe pretendimet e një krimineli të krimit të organizuar, të njohur për të gjithë në Turqi për vite me radhë dhe jeta e të cilit është e qartë nga ku dihet, janë absurde. Sedat Peker po dërgohet në stacionin e policisë për shkak të përdhunimit, gjithçka është mbyllur dhe është lënë atje. Unë sapo e kam mësuar këtë. Erhan Tuncel është emri më i rëndësishëm në vrasjen e Dink. Ai person ka bërë një krim të rëndë, përdhunoi një vajzë. Dosja po mbyllet. Sedat Peker po shkon në stacionin e policisë për shkak të përdhunimit. Dosja po mbyllet”, tha Soylu. 

Peker në Twitter, tha se ai nuk e njeh atë person dhe se kurrë nuk ka patur komunikuime me të. Peker gjithashtu mohoi të gjitha akuzat e përdhunimit dhe u kërkoi atij prova për fjalët që ka thënë.   

“Erhan Tunceli, unë kurrë nuk e kam parë atë në jetën time, nuk e di, kurrë nuk kemi patur thirrje telefonike të ndërsjella. Ne nuk kemi ndonjë shënim bazë, nuk kemi qenë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Jepni një provë. Unë kurrë nuk kam shkuar në stacion policor në lidhje me incidentin e përmendur të përdhunimit. Sapo shkova në zyrën e prokurorit në Beykoz për të bërë një ankesë në lidhje me oficerët e policisë që i dhanë këtij informacioni të rremë shtypit. Jam gati ta provoj me prova. Zyrtarë të degës së organizuar që komplotuan kundër meje janë në burg për FETO”, tha ai.

Por kush është Sedat Peker?

Biznesmeni turk u zbulua pas skandalit me pasaportat e falsifikuara në Turqi. Ai akuzohet si kryesuesi i një grupi kriminal, ndërkohë që shtëpia e tij në Stamboll është bastisur nga Policia. Ndërkohë që Interpoli e kërkon Peker si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar, në Maqedoni ai akuzohet për lidhje me grupin që lëshoi 214 pasaporta të falsifikuara. Ai është emri i dytë që përmendet për lidhje dhe fshehje në Shqipëri. I pari është Faruk Ozer, i njohur si bosi i kriptomonedhave, i akuzuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erhan tuncel sedat peker suleyman soylu erhan tuncel sedat peker suleyman soylu

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 09:19

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të u...

Bota 25 Maj 2021, 08:41

MAQEDONI-Populli maqedonas feston sot ditën e vëllezërve “Kiril dhe Metodij’ të cilët sipas historisë sllavo-bullgare, janë krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar...