Bota

Pranohet në universitetin e Oxford, shqiptari kërkon ndihmë për të paguar shpenzimet: Nuk e përballoj dot!

25 Maj 2021, 08:11 Nga DOSJA
Pranohet në universitetin e Oxford, shqiptari kërkon ndihmë

KOSOVË-Një student nga Kosova është pranuar në Universitetin e Oxford-it për të vazhduar aty studimet e magjistraturës në mateatikë por për arsye ekonomike e ka të pamundur të përballojë koston e lartë që ka universiteti.

Sipas mediave kosovare, studenti kosovar Besfort Shala, i cili është dalluar shpeshherë në Prishtinë për aftësitë e tij në matematikë, ka kërkuar ndihma financiare ku së bashku me familjen e ti kanë iniciuar një ëeb faqe për mbledhje fondesh përmes ‘Go Fund Me’, ku secili mund ta ndihmojë Besfortin në linkun:

https://www.gofundme.com/f/besfort-oxford?utm_campaign=p_cp_display&utm_medium=copy_link&utm_source=customer


Besfort Shala ka lindur në Prishtinë, ku shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në po këtë qytet. Ai ka qenë shumë aktiv në garat e matematikës duke fituar tre herë radhazi në garat komunale në Prishtinë, kurse në vitin e fundit të shkollimit të mesëm Shala ka fituar një bursë të plotë studimi në matematikë nga Universiteti i Primorskës në Koper, Slloveni, pas garave të mbajtura në Prishtinë.

Gjatë studimeve në Universiteti i Primorskës në Koper, Besfort Shala ka marrë pjesë në dy gara të rëndësishme ndërkombëtare, përkatësisht garën “Vojtech Jarnik” në Çeki ku ka fituar “çertifikatë të garuesit të suksesshëm”, si dhe në garën “International Mathematics Competition (IMC)” në Bullgari ku ka fituar medalje të argjendtë në vitin 2019 si dhe “përmendje nderi (honorable mention)” në vitin 2020. Pas përfundimit të vitit të parë të studimeve, për këto suksese në gara ndërkombëtare si dhe për shkak të suksesit akademik, ai është shpërblyer nga fakulteti me arsyetimin “arritje të larta akademike dhe suksese në gara ndërkombëtare (outstanding academic achievements and successes in international competitions)”. Shala tashmë është pranuar në Universitetin e Oxford-it në Angli dhe ai synon që t’i vazhdoj studimet në po këtë universitet, por për këtë i duhet ndihma financiare nga kontribuues dhe donatorë të cilët do të mundësonin mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të shkollimi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora besfort shala oxford studenti nga kosova ne oxford besfort shala oxford studenti nga kosova ne oxford

Sondazh

Poll