Bota

25 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të ushtruar detyrën e tyre. Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gërvalla tha se në gusht pasi të emërohen ambasadorët e rinj, gjithashtu do të shkarkohen disa të tjerë.   

“Shkarkimi i 13 Ambasadorëve në të njëjtën kohë dhe afati që u është dhënë atyre që deri me 23 gusht t’i ushtrojnë funksionet e tyre që mos të krijohet një vakum në institucionet jashtë Kosovës e pamundëson marrjen e masave radikale në shkarkime edhe më të mëdha”, tha Gërvalla.

Ministria e Jashtme në 19 maj i kërkoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të shkarkojë nga puna të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht nga qeveria e mëparshme. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla shkarkimi i ambasadoreve te kosoves ne bote donika gërvalla shkarkimi i ambasadoreve te kosoves ne bote

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 08:41

MAQEDONI-Populli maqedonas feston sot ditën e vëllezërve “Kiril dhe Metodij’ të cilët sipas historisë sllavo-bullgare, janë krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar...