Bota

“Ndjeva djegie në këmbë pastaj m’u paralizua”/ Greqia raporton raste të shumta me trombozë pas vaksinimit me AstraZen

25 Maj 2021, 10:06 Nga DOSJA
“Ndjeva djegie në këmbë pastaj m’u paralizua”/

GREQI-Rastet e trombozës si pasojë e vaksinëns kundër koronavirusit janë spikatur edhe në Greqi ku të vaksinuarit kryesisht me AstraZeneca dhe Johnson&Johnson kanë patur probleme.

Sipas Protothema, drejtoresha e Epidemiologjisë Athena Linou përcolli shqetësimin në lidhje me rastet e trombozës e cila pretendon se në ditët e ardhme mund të shtohen më shumë rastet.

“Kam frikë se do të shohim raste të tjera të tilla.  Aty ku është e mundur të zgjidhni një vaksinë tjetër, rekomandimi është që të shmangni vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson sepse ekziston rreziku i një ngjarje tromboembolike që nuk është sindroma klasike por e rrallë.” shtoi Linou.

Duke folur për rrjedhën e pandemisë, Linou tha se gjërat po shkojnë mirë përveç ditës së djeshme ku pati rritje tërasteve pozotive.Përsa I përket vaksinave ajo tha se janë të vonuar me vaksinimin dhe se duhet të arrijnë më shumë se 100,000 doza në ditë.

Një pacient i ri ka treguar përvojën e tij ne lidhje me trombozën që ka pësuar. Andreas Metaxakis , 35 vjeç, nga Kreta , foli për dy trombozat që pësoi pas vaksinimit të tij , duke theksuar se ai nuk ka ndonjë sëmundje shoqëruese. I riu arriti të përballonte, tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i ka shpëtuar rrezikut, ndërsa çështja e tij rrallë po analizohet nga ekspertët.

“Jam vaksinuar me Astrazeneca më 29 Prill, ku prezantova simptomat klasike që shfaqen pas çdo vaksinimi, ethe, dhimbje koke, të cilave nuk u kushtoja vëmendje. I injorova. Pastaj pas një jave përsëri kisha dhimbje koke dhe pak ethe dhe e lashë përsëri. Pastaj kisha migrenë që kalonte me 2 pilula, derisa më 10 maj ndjeva një djegie në këmbë dhe ai vdiq, u paralizua. Pastaj shkova në spital dhe ata më thanë se kishte një trombozë,” thotë ai .

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni athena linou koronavirus ne greqi rastet me tromboze ne greqi tromboza nga covid athena linou koronavirus ne greqi rastet me tromboze ne greqi tromboza nga covid

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2021, 09:19

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla është shprehur se ambasadorët e shkarkuar deri tani do të kenë kohë deri në gusht për të u...

Bota 25 Maj 2021, 08:41

MAQEDONI-Populli maqedonas feston sot ditën e vëllezërve “Kiril dhe Metodij’ të cilët sipas historisë sllavo-bullgare, janë krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar...