Bota

25 Maj 2021, 08:41 Nga DOSJA

MAQEDONI-Populli maqedonas feston sot ditën e vëllezërve “Kiril dhe Metodij’ të cilët sipas historisë sllavo-bullgare, janë krijuesit e alfabetit sllavo-bullgar. Ndër vite kjo festë ka ngjallur polemika për prejardhjen e popullit maqedonas i cili gjykohet ta ketë prejardhjen nga sllavët duke qenë se festoon ditën e alfabetit të tyre.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar Angel Xhambaski, deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, është indinjuar me urimin e ambasadës ruse në Shkup për popullin maqedonas në Ditën e vëllezërve Kiril dhe Metodije, me pretndimin se kombi maqedonas është krijuar në Moskë.

Sipas mediave, kjo ditë në Bullgari festohet si dita e shkrimit bullgar, ndërsa më herët është quajtur ‘Dita e shkrimit sllav’, arsimit dhe kulturës bullgare, ndërsa prej vitit të kaluar u emëruar Dita e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodije, shkrimit, arsimit edhe letërsisë sllave, shkruan “B92”.

Propozimi që festa të quhet Dita bullgare dhe jo e shkrimit sllav erdhi nga VMRO BND. Sipas kumtesës së kësaj partie, “iniciativa ka si qëllim që festa të distancohet nga përpjekja që Shkupi të përvetësoj çirilicën”. Ambasada ruse në Maqedoni ka uruar festën duke theksuar fjalët e presidentit rus Putin se shkrimi në Rusi erdhi nga Maqedonia.

Xhmabaski me këtë raste deklaroi se “kombi maqedonas u paraqit në vitin 1945″. “Ky është një ndër falsifikimet më të turpshme dhe më dhembshme. Shkrimi dhe ortodoksia në Rusinë e tashme erdhën nga Bullgaria, Ky është fakt. ‘Alfabeti maqedon’ u krijua së bashku me kombin maqedon në Moskë në vitin 1945. Kjo është gënjeshtra më e madhe, tup të keni” thote Xhambaski ambasadën ruse.

Ambasada ruse në Sofje në adresimin bullgarëve ka përdorur fjalën e re festë, ndrësa ambasadorja Elena Elena Mitrofanova nënvizoi rëndësinë e veprës së vëllezërve të shenjtë për Rusinë. “Miq të nderuar, pa asnjë dyshim, roli i Bullgarisë në shpërndarjen e shkrimit sllav, kulturës dhe gjuhës është i padiskutueshëm…Edhe në Bullgari edhe Rusi me kujdes ruhen dhe respektohen trashëgimia e shenjtë e Kriil dhe Metodije, që kanë përcaktuan ndërgjegjen e popujve vëllezër sllav për shumë shekuj”, ka thënë Mitrofanova.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni angel xhambaski kombi maqedonas kombi maqedonas u krijua ne moske moskë rusi angel xhambaski kombi maqedonas kombi maqedonas u krijua ne moske moskë rusi

Sondazh

Poll