Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, në Minsk zbritën dhe tre agjentë të KGB-së, një prej tyre është grek me shtetësi
BJELLORUSI- Tre agjentë të fshehtë të KGB-së (Komiteti i Sigurimit të Shtetit) ishin në avionin që po udhëtonte nga Athina për në Lituani së bashku me gazetarin e arrestuar Roman Protasevich. Protothema duke cituar agjensinë e lajmeve Bloomberg shkruan se në avion tre agjentët e KGB-së ishin për të kontrolluar lëvizjet e gazetarit.
Ndërkohë që njëri prej agjentëve është edhe një grek, i cili bëri disa deklarata në televizionin bjellorus në lidhje me këtë çështje. Ai gjithashtu mendohet se ka shtetësi të dyfishtë. Ndërkohë që praninë e agjentëve të KGB-së në avion e ka konfirmuar edhe Kreu i linjës ajrore Ryanair, Michael O’Leary.
“Ne besojmë se kishte agjentë të KGB që zbritën nga aeroplani,” tha O’Leary.
Pse akuzohet gazetari?
Gazetari bjellorus është një nga themeluesit e medias opozitare NEXTA, që është bërë një nga burimet kryesore të lajmeve për protestat në Bjellorusi. Gazetari ndihmoi në koordinimin e protestave dhe konsiderohet kundërshtar i qeverisë së vendit pasi ka mbuluar përgjatë gjithë vitit 2020 demonstratat anti-qeveritare. KGB e ka futur atë në listën e terroristëve. Nga Bjellorusia, Protasevich përballet me akuza ekstremizmi, duke përfshirë organizimin e trazirave masive dhe nxitjen e urrejtjes shoqërore, lidhur me protestat në fund të vitit të kaluar. Ai i mohon këto akuza por mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Arrestimi i gazetarit nga Lukashenko, Protasevich zbriti me tre persona të tjerë nga avioni, njëri është grek dhe ka dy sht
BJELLORUSI- Roman Protasevich është gazetari që u arrestua dy ditë më parë në Minsk me urdhër të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Ai po fluturonte n...
Maqedonia e Veriut ‘lë pas’ COVID-19, nga muaji tjetër hiqen maskat në ambientet e hapura
MAQEDONI– Duke nisur nga 1 qeshori, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambientet e hapura në Maqedoninë e Veriut.Sipas mediave vendase, Komisioni ...
Pranohet në universitetin e Oxford, shqiptari kërkon ndihmë për të paguar shpenzimet: Nuk e përballoj dot!
KOSOVË-Një student nga Kosova është pranuar në Universitetin e Oxford-it për të vazhduar aty studimet e magjistraturës në mateatikë por për arsye ekonomike...
Shkëmbim zjarri në Zvicër, qëllohet drejt dy shqiptarëve që ndodheshin në restorant, policia: Ishte një mesazh
ZVICËR– Dy shqiptarë, të moshave 29 dhe 33 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Wil të...
Me shenja dhune në fytyrë, gazetari bjellorus shfaqet për herë të parë në televizionin shtetëror, truku me makijazh nuk
Roman Protasevitsh i arrestuar në aeroportin e kryeqytetit bjellorus, Minsk ka folur në një video të publikuar në një kanal të afërt me qeverinë, në Telegram. A...
“Po më vret, je shumë e bukur!” SKANDAL në Greqi! Mësuesi ngacmon seksualisht nxënëset e mitura, prindërit ngrenë al
GREQI- Ngacmimet seksuale duket se janë bërë të shpeshta jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë. Në Greqi në një shkollë në juglindje të Atikës ditën e djeshme...
Kush është gazetari Pratasevich dhe pse Bjellorusia e arrestoi?
Gazetari bjellorus, Raman Pratasevich, nuk u shfaq i befasuar për shkallën e intervenimit të autoriteteve për të shuar zërat kritikues, kur vitin e kaluar u lës...
Përgatitje për takimin e nivelit të lartë Biden-Putin
Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvilluan të hënën bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, që të dyja palët i përshkruan si një ha...
SHBA: Garda Kombëtare i jep fund mbrojtjes së Kapitolit
Trupat e Gardës Kombëtare amerikane po largohen nga Uashingtoni pasi mbrojtën Kapitolin për gati pesë muaj pas sulmit vdekjeprurës të 6 Janarit.Sekretari i Mbro...