Bota

Shkëmbim zjarri në Zvicër, qëllohet drejt dy shqiptarëve që ndodheshin në restorant, policia: Ishte një mesazh

25 Maj 2021, 07:50 Nga DOSJA
Shkëmbim zjarri në Zvicër, qëllohet drejt dy

ZVICËR– Dy shqiptarë, të moshave 29 dhe 33 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Wil të Zvicrës, gjatë orëve të natës, teksa shqiptarët po darkonin në një restorant.

Mediat lokale shkruajnë se dy shqiptarët ndodheshin brenda një restoranti Kulthaus në Rickenbach kur u qëlluan me armë. Ata janë kundërpërgjigjur gjithashtu, por autorët janë zhdukur brenda pak sekondash nga vendi i ngjarjes, siç duket, pa marrë lëndime.

Shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimi mjeko-ligjor ka siguruar gjurmët, njerëz të ndryshëm tashmë janë intervistuar. Pak pas orës 23:00 Policia e Kantonit Thurgau ka marrë një mesazh se kishte ndodhur një konflikt në një restorant në Rickenbach. U si një mesazh për shqiptarët,”- tha Daniel Meili, zëdhënës i policisë së kantonit Thurgau.

Autorët nuk janë identifikuar ende dhe hetimet vijojnë. Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kanë mbledhur prova të tjera që kanë gjetur në vendin ku u bë plagosja.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota plagosen dy shqiptaren e zvicer zvicer plagosen dy shqiptaren e zvicer zvicer

Sondazh

Poll