Sport

Zyrtare: Hansi Flick, trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë

25 Maj 2021, 09:56 Nga DOSJA

GJERMANI – Pas largimit nga Bayerni, trajneri i njohur, Hansi Flick ka marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, ka njoftuar sot në mëngjes gazeta gjermane “Bild”.

Lajmi është zyrtarizuar edhe nga vetë Federate Gjermane e Futbollit, e cila ka publikuar pamje nga çasti i nënshkrimit të kontratës, me ish-trajnerin e Bayern Munche.

Detajet e kontratës nuk janë zbuluar, por sipas mediave gjermane, Flick do të jetë në krye të Gjermanisë deri pas përfundimit të “Euro 2024”.

Në “EURO 2020”, finalet e cilit nisin pas 11 qershorit, Gjermania do të përballet me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë në ndeshjet në grupe.

Flick në këtë post do ta zëvendësojë Joachim Low, i cili do të largohet pas Europianit. Më parë ai ka qenë pjesë e stafit të Gjermanisë, kur ishte ndihmës i Low deri në vitin 2014.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hansi flick trajneri i kombetares se gjermanise hansi flick trajneri i kombetares se gjermanise

Sondazh

Poll