Sport

Formula 1 i jep lamtumirën ish-presidentit britanik Max Mosley

24 Maj 2021, 20:30 Nga DOSJA
Formula 1 i jep lamtumirën ish-presidentit britanik Max Mosley

ANGLI – Max Mosley, një figurë e diskutueshme, që në mesin e viteve ‘70 kishte themeluar FOCA (Shoqata e Ndërtuesve të Formula 1) së bashku me Bernie Ecclestone dhe “montuesit” e tjerë britanikë, humbi jetën në moshën 81 vjeç.

Një figurë kyçe në “luftën” me Ferrari, Renault dhe Alfa Romo, Mosley kishte marrë detyrën nga Jean-Marie Balestre në 1993 në krye të Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve, por që u akuzua në 2008 për një skandal seksual që e nxorri atë nga skena e Formula 1.

Bernie Ecclestone, dhjetë vjet më i vjetër, ka komentuar mbi lajmin e vdekjes së Mosley pas një sëmundjeje të gjatë: “Ai ndërroi jetë mbrëmë. Ai ishte një nga familjarët për mua, ne ishim si vëllezër. Nga një këndvështrim i caktuar unë jam i lehtësuar sepse ai vuajti shumë”.

Një person i paskrupullt dhe shumë i aftë në betejat e pushtetit dhe në botën e biznesit, Mosley ishte zgjedhur në 1993 në vendin e Jean-Marie Balestre, para se të rizgjidhej edhe tre herë të tjera në krye të FIA-s.

Pas skandalit seksual të publikuar nga “News of the World”, ku nëpërmjet një videoje, Mosley shihej në një orgji me disa prostituta me uniforma naziste, ai u zëvendësua në krye të FIA-s nga ish-drejtori i ekipit të Ferrarit, Jean Todt.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bernie ecclestone formula 1 ish-presidenti i fia-s max mosley bernie ecclestone formula 1 ish-presidenti i fia-s max mosley

Sondazh

Poll