Sport

Mandzukiç mbyll “aventurën” kuqezi, largohet nga Milani

24 Maj 2021, 18:51 Nga DOSJA
Mandzukiç mbyll “aventurën” kuqezi, largohet nga Milani

ITALI – Sulmuesi Mario Mandzukiç largohet nga Milani, duke i dhënë fund aventurës së tij zhgënjyese gjashtë mujore në radhët e “kuqezinjve”. Ish-sulmuesi i kombëtares kroate në janar kishte nënshkruar një kontratë, e cila nuk rezultoi e suksesshme.

Pas gjashtë muajsh, Mandzukiç largohet nga “San Siro”, duke falenderuar drejtuesit e Milanit, që i dhanë mundësinë të ishte pjesë e kuqezinjve edhe për pak kohë.

“Falënderoj klubin dhe drejtuesit e Milanit që ma dhanë këtë mundësi. Jam i lumtur që ishim në gjendje ta kthenim këtë klub fantastik në Champions League. I uroj të gjithëve në klub gjitha të mirat në të ardhmen,”- ka shkruar Mandzukiç.

Ish-sulmuesi i Juventusit më herët, pati problem muskulore gjatë qëndrimit të tij te Milani dhe luajti vetëm 10 ndeshje që nga transferimi i tij në dimrin e kaluar. Kroati e ka gjykuar si një detyrim moral largimin nga kuqezinjtë, ku la pak gjurmë.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ish-sulmuesi i juventusit ish-sulmuesi i kombëtares kroate largohet nga “san siro” mario mandzukic ish-sulmuesi i juventusit ish-sulmuesi i kombëtares kroate largohet nga “san siro” mario mandzukic

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2021, 09:00

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...