Sport

“L’Equipe”: Juventusi, ‘stacioni’ i ri i Zidanes, largohet nga Real Madridi

24 Maj 2021, 19:08 Nga DOSJA
“L’Equipe”: Juventusi, ‘stacioni’ i ri i Zidanes,

FRANCE – Gazeta më e madhe sportive franceze “L’Equipe”, raporton se trajneri Zidane do takohet me presidentin Perez këtë javë, ku në përfundim do t’i thonë “mirupafshim” njeri-tjetrit.

Presidenti “los blancos” zakonisht e planifikon të ardhmen e Realit, duke mos menduar trajnerët dhe këtë me gjasa do ta bëjë sërish, duke e lejuar teknikun francez të largohet. Real Madrid këtë edicion dështoi të fitojë trofe, që ishte hera e parë që nga sezoni 2009/10.

Javën e kaluar, Zidane paralajmëroi largimin, duke thënë se Reali do bënte më mirë pa të. Ndërkohë që Juventus është skuadra që lidhet me së shumti me trajnerin francez, i cili ishte pjesë dhe ka bërë histori në radhët e bardhezinjve deri në vitin 2001.

Sidoqoftë, Juventus nuk mbetet opsioni i vetëm për trajnerin “los blancos”, duke marrë parasysh se Zinedin Zidane gjithashtu shihet si pasuesi i Didier Deschamps te kombëtarja e Francës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport didier deschamps l'equipe presidenti “los blancos” presidentin perez trajneri zidane zinedin zidane didier deschamps l'equipe presidenti “los blancos” presidentin perez trajneri zidane zinedin zidane

Sondazh

Poll