Sport

U-21: Bylis, kampion i Shqipërisë për edicionin 2020-2021!

24 Maj 2021, 18:26 Nga DOSJA
U-21: Bylis, kampion i Shqipërisë për edicionin 2020-2021!

BALLSH – Bylis është shpallur kampion i Kategorisë Superiore U-21 për edicionin 2020-2021, pasi u rendit i pari në përfundim të 24 javëve të luajtura. Skuadra mallakastriote mundi sot Dinamon në sfidën e fundit të sezonit me shifrat 4-0. Protagonist absolut i 90 minutave ka qenë Spahiu, i cili realizoi tre gola për Bylisin, ndërsa goli i katërt është realizuar nga Hajdëraj.

21-vjeçarët mallakastriotë grumbulluan 63 pikë, duke blinduar kreun. Në këtë kampionat morën pjesë 13 skuadra, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Laçi dhe në të tretin Vllaznia. Në përfundim të ndeshjes në kompleksin stërvitor “Bylis” u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të titullit dhe medaljeve për lojtarët e Bylisit.

Kategoria Superiore U-21 mbylli kësisoj me sukses sezonin e parë, një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit, që vendosi vitin e kaluar të merrte këtë iniciativë dhe t’i jepte jetë këtij projekti mjaft të rëndësishëm për futbollin. Ky vendim u mor në mënyrë që lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 të kenë mundësi të aktivizohen sa më shumë me ekipet e 21-vjeçarëve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bylis kampion i kategorisë superiore u-21 në kompleksin stërvitor “bylis” bylis kampion i kategorisë superiore u-21 në kompleksin stërvitor “bylis”

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2021, 09:00

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...