Sport

Publikohet lista e Spanjës, Sergio Ramos mungesa e madhe

24 Maj 2021, 15:05 Nga DOSJA
Publikohet lista e Spanjës, Sergio Ramos mungesa e madhe

SPANJE – Luis Enrique ka bërë publike listën e lojtarëve të kombëtares spanjolle për Euro 2020. Ajo që bie në sy është mungesa e Sergio Ramos.

Kapiteni i Real Madrid ka pësuar shumë dëmtime këtë sezon. Mbrojtësi i njohur qëndron jashtë prej datës 6 maj për shkak të dëmtimi.

Pas dhjetë ditësh pritet të jetë gati dhe totalisht i rikuperuar, por Luis Enrique ka zgjedhur ta lërë kapitenin jashtë kompeticionit të rëndësishëm të kombëtareve.

Spanja është pjesë e grupit E në Euro 2020. Spanja, Sllovakia dhe Polonia janë kundërshtarët e iberikëve, që do të luajnë ndeshjen e parë më 14 qershor kundër vikingëve të Zlatan Ibrahimovic.

LISTA E SPANJËS PËR EURO 2020

PORTIERË : Unai Simon, David de Gea, Robert Sachez; MBROJTËS : Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente

MESFUSHORË : Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian; SULMUES : Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore ose Sarabia.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2021, 09:00

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...