Sport

Partizani nën shënjestrën e disiplinës: Gjobitet klubi, paralajmërohet Daja, dënohet Kalari

24 Maj 2021, 14:40 Nga DOSJA
Partizani nën shënjestrën e disiplinës: Gjobitet klubi,

TIRANE – Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendime për shkeljet e hasura në duelet e të premtes dhe në fundjavë. Partizani e ka pësuar me gjobë, ndërkohë që paralajmërohet trajneri Ilir Daja.

Nuk ka shpëtuar dot ndihmësi i tij, Reinaldo Kalari, ndërsa dy lojtarët e sulmit, Jasir Asani dhe Stenio Junior, janë nën hetim disiplinor, me shumë mundësi prej postimeve në rrjetet sociale, përmes të cilave nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj gjyqtarit të ndeshjes me Vllazninë.

VENDIMET E PLOTA

• FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

• Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

• Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

• Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.

• Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.

• KF Klosi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër F.C Bulqiza, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

• Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

• Lojtari i KF Klosi, Romero Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

• Shënkolli U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër Akademia e Futbollit U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

• Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Liridona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 24 Maj 2021, 09:00

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...