Bota

“Po më vret, je shumë e bukur!” SKANDAL në Greqi! Mësuesi ngacmon seksualisht nxënëset e mitura, prindërit ngrenë al

25 Maj 2021, 07:20 Nga DOSJA
“Po më vret, je shumë e bukur!” SKANDAL në Greqi!

GREQI- Ngacmimet seksuale duket se janë bërë të shpeshta jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë. Në Greqi në një shkollë në juglindje të Atikës ditën e djeshme është zbuluar një rast ku një mësues 55-vjeçar babi i dy fëmijëve, ngacmonte seksualisht në mënyrë përsëritëse nxënëset e tij të cilat nuk janë as 10 vjeçe.

Sipas NewsbombGR, babai i vajzës e cila e kishte treguar këtë gjë, u shpreh shumë i zhgënjyer duke thënë se besonte që ai ishte një mësues që kujdesej dhe përkushtohej pas fëmijëve. Vajza nuk ishte nxënëse e tij por megjithatë mësuesi nuk kishte nguruar për ta ngacmuar atë.

Prindërit e vajzave thanë se do të ndërmerrnin veprime ligjore mbi mësuesin dhe ai duhet të lihet në burg. Është bërë publike edhe biseda e mësuesit me vajzën i cili i përgjigjet në një mënyrë krejtësisht joformale dhe flirtuese.

Mësuesi : Ju jeni një vajzë shumë e bukur

Vajza : Çfarë po thua zotëri … (emri i mësuesit)?

Mësuesi : Mos më quani mesues, ju po më vrisni …

Deri më tani janë treguar të paktën tre rasteve të ngacmimeve nga 55-vjeçari nëpër bisedat e ‘Whatsapp’, ‘Viber’.

Këto biseda do të “skanohen” nga laboratorët kriminalistikë të ELAS në mënyrë që të përcaktohet nëse ka “gjurmë” të veprimeve të tij.Që kur pretendimet u bënë të njohura javën e kaluar, Ministria e Arsimit ka urdhëruar menjëherë mësuesin që të mos kthehet në shkollë , si masë paraprake, në mënyrë që të mos ketë asnjë kontakt me studentët derisa çështja të zgjidhet plotësisht.

Në të njëjtën kohë, oficerët e policisë që kanë marrë përsipër çështjen po kërkojnë nëse tre vajzat ishin viktima e vetme e mësuesit ose ka të mitura të tjera që janë ngacmuar  nga mësuesi. Policia konfiskoi laptopin dhe telefonin celular të mësuesit, ndërsa ata gjithashtu i morën kompjuterin nga shtëpia e tij, për të shqyrtuar se kur mësuesi po u dërgonte mesazhe studentëve të mitur.

Mësuesit iu vendosën kushtet kufizuese të ndalimit të largimit nga vendi, paraqitjes në Departamentin e Policisë të zonës së tij, si dhe një garanci financiare prej 5,000 euro, por edhe ndalimi i afrimit të vajzave më pak se 500 metra dhe të komunikojnë me ta në çdo mënyrë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi mesuesi ne greqi ngacmon nxeneset ngacmime seksuale ne greqi greqi mesuesi ne greqi ngacmon nxeneset ngacmime seksuale ne greqi

Sondazh

Poll