Politike

Pas LSI edhe PD dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS për Qarkun Gjirokastër: Do vazhdojmë betejën!

24 Maj 2021, 18:27 Nga DOSJA
Pas LSI edhe PD dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për

TIRANË– Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për vendimin e KAS në lidhje me qarkun e Gjirokastrës. Lajmin e ka bërë me dije përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu, i cili përmes një postimi në Twitter thekson se kanë kërkuar nga Kolegji Zgjedhor pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

POSTIMI:

Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi.

Ditën e sotme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për marrje të provave shtesë në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit. KAS ka pranuar sakaq kërkesën të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për të dy qarqet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 24 maj 2021 partia demokratike kas 24 maj 2021 partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 17:29

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, ka publikuar pamje të reja filmike, që sipas tyre kanë të bëjnë me vjedhjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.Pamje...

Politike 24 Maj 2021, 16:30

TIRANË– Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual ...