Politike

Zgjedhjet në PD, nis fushata! Pas ambasadorëve të BE, edhe Shehaj ‘no comment’ për Berishën: Kontributet e mia duhen, B

24 Maj 2021, 07:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, nis fushata! Pas ambasadorëve të BE, edhe Shehaj

TIRANË– Ka nisur fushata e kandidatëve për kreun e ri të Partisë Demokratike, që do të vendoset më 13 qershor. Kandidati i parë që bëri “sefte” fushatën, ishte deputeti i zgjedhur Agron Shehaj, i cili doli pasditen e sotme para gazetarëve. Në fjalën e tij, Shehaj tha shumë komente personale, por preferoi të heshte kur u pyet për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Përballë Edi Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Edi Rama. I pakorruptuar dhe që njerëzit të mendojnë se është i tillë. Duhet të dukemi që jemi ashtu siç themi. DASH ka shpallur Berishën “non grata”? Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i takon deklarimit të Berishës, nuk dua të jap asnjë koment,”-tha Shehaj.

Njëjtë si përfaqësuesit e huaj, Shehaj tha vetëm: No comment! Pasi përfundoi me komentimin e çështjeve ndërkombëtare e diplomatike, ai vlerësoi faktin se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit pati krim zgjedhor, por sërish sipas tij shkak kryesor mbetet djegia e mandateve dhe mungesa në zgjedhje lokale.

Akuzat se gjatë 25 prillit kishte bërë fushatë vetëm për veten, Shehaj surprizoi me “skemën” duke u shprehur se kjo strategji duhej ndjekur nga të gjithë, pasi votat individuale sillnin edhe për partinë. I pyetur nëse do të bashkëqeveriste me kryeministrin Edi Rama, Shehaj nuk pranoi të përmendte një më një kontributet e tij, duke ia lënë t’ja vlerësonin anëtarët e PD-së.  

Ndërkohë që kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Berat, Gazment Azizi, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social facebook, nisjen e fushatës së kryedemokratit Basha nga pallati i Kulturës ‘Margarita Tutulani’. Kreu aktual i partisë, i cili gjithashtu garon, Lulzim Basha do të duhet që të përballet me Fatbardh Kadallin, Edit Harxhin dhe Agron Shehajn.

Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre dhe kanë afat deri më 11 qershor. Sot në orën 18:00 do të mbajë një konferencë për mediat Agron Shehaj, ndërkohë po në të njëjtën orë do të jetë Basha i pranishëm në Berat.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

(k.m/f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gara per kreun e pd zgjedhjet ne pd gara per kreun e pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 16:30

TIRANË– Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual ...