Politike

Si do jetë raporti me Bashën nëse humb/ Agron Shehaj në ‘merak’: Nëse nuk më përjashton…S’kam inat me të, shpres

24 Maj 2021, 16:37 Nga DOSJA
Si do jetë raporti me Bashën nëse humb/ Agron Shehaj në

TIRANË– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka mbajtur një konferencë me gazetarët, ku edhe ka dhënë detaje lidhur me kandidimin e tij. Në fjalën e tij, Shehaj u kujdes që të sqaronte se nuk kishte asnjë inat personal me kryetarin aktual, Lulzim Basha. Ndërsa si pikën më të fortë të vetes cilësoi besueshmërinë. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, deputeti i zgjedhur nuk e mohoi kauzën e opozitës për krime zgjedhore, por shtoi se shumë peshë në humbje kishte dhe djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Dy kandidatët e tjerë e kanë dhënë se garojnë në kushte të pabarabarta, ju si ndjeheni?
Agron Shehaj: S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta.
Pyetje: Çfarë raporti do të keni me Bashën nëse nuk fitoni?
Agron Shehaj: Nëse nuk më përjashton po… Thashë ishte një batutë, nuk pres që ai të më përjashtojë nëse humbas zgjedhjet. Jo vetëm për Bashën por për të gjithë. Çfarë do të thotë çfarë raporti do të mbaj? Unë nuk kam inat personal me Bashën. Shpresoj që ai mos të mendojë se unë po i bëj diçka për inate personale.
Pyetje: Çfarë iu diferencon iu nga kandidatët e tjerë?
Agron Shehaj: Në zgjedhje, ata nuk kanë qenë kandidatë. Këmbëngulja, eksperienca, përvoja, fakti që jam i pakompromentuar. Është e vështirë që të flasësh për veten.
Pyetje: Çfarë përgjegjësia ka Basha për humbjen e zgjedhjeve? A duhet të jepte dorëheqjen?
Agron Shehaj: Po! Duhet të jepte dorëheqjen, përgjegjësitë nuk duhen kërkuar për vendimet por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës.
Pyetje: Koha e mjaftueshme për 13 qershor?
Agron Shehaj: E pamjaftueshme, por ç’të bëjmë?
Pyetje: Gara sapo ka nisur, nëse nuk fitoni, do qëndroni në PD?
Agron Shehaj: Mendoj se ky është një kontribut që unë jap për PD. Nuk është se po nuk u zgjodha nuk kam më kontribut.
Pyetje: Cili është kontributi real në PD?
Agron Shehaj: E fillojmë nga votat e fundit. Kam qenë një ndër më të votuarit nga PD. Kontributet e mia do t’i gjykojnë anëtarët e PD.
Pyetje: Cila është pika juaj më e fortë?
Agron Shehaj: Besueshmëria!
Pyetje: Keni komunikuar me Bashën dhe e siguruar se nuk do të kandidonit, pse ndryshuat mendje?
Agron Shehaj: Ka qenë një reflektim i gjatë dhe i vështirë, kjo ishte gjëja e duhur që duhet të bëja.
Pyetje: Vjedhja e votave çoi PD në humbje, e jo Basha?
Agron Shehaj: Është e pamohueshme blerja masive e votave, pr ne mund dhe duhet të bënim më shumë. Dola në konkluzionin se humbëm zgjedhjet për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje.

LAJMI KRYESOR: Fushata për 13 qershorin/ Pas ambasadorëve të BE&SHBA, edhe Shehaj hesht për Berishën: No comment! S’ka bashkëqeverisje me PS, shpresoj Basha mos ta marrë personale

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj konferenca e agron shehajt zgjedhjet ne pd agron shehaj konferenca e agron shehajt zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 16:30

TIRANË– Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual ...