Nuk do ketë lëvizje në Asamble! Kongresi i PS-së, në “filtër” drejtuesit e qarqeve, Pëllumbi: Aty ku s’kemi dal
24 Maj 2021, 18:12Nga DOSJA
Zhvillimi i Kongresit të PS në 12 Qershor, nuk do të shënojë vetëm 30-vjetorin e krijimit të partisë, por dhe fatin e drejtuesve të qarqeve në vend. Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi, në një intervistë për Klan News sqaron se në filtër do përfshihen dhe struktura të tjera të PS, kjo në bazë të performancës në zgjedhje të 25 Prillit.
“Do bëhet një analizë e këshillave socialistë, bashkive dhe qarkut në përgjithësi. Do të ndalojmë edhe si normë statutore, sepse e kemi dhe në statut që pas çdo palë zgjedhje të bëjmë një analizë të punës dhe atje ku nuk kemi dalë mirë kalojmë dhe në procese ndryshimi”, është shprehur Arben Pëllumbi.
Pritshmëritë për këtë Kongres nuk janë për një Asamble të re të PS, por për një fushatë që pritet t’i sjellë risi selisë rozë.
“Ky Kongres nuk ka qëllim të zgjedhë Asamblenë. Ky Kongres do përcaktojë disa objektiva, detyra dhe nga ana tjetër po mendojmë të çelim një fushatë anëtarësimesh të reja të PS”.
Për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve në Kongres, PS po mendon zhvillimin e saj në dy ditë të ndryshme.
Marrë nga Klan News
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sot, në ditën zyrtare të nisjes së fushatës brenda Partisë Demokratike, kandidati për kryetar, Agron Shehaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp. ...
Politike24 Maj 2021, 17:29
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, ka publikuar pamje të reja filmike, që sipas tyre kanë të bëjnë me vjedhjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.Pamje...
TIRANË– Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zgjedhur që fjalimin dhe daljen e parë publike para kamerave ta ketë me fjalë pakë dhe i...
TIRANË– Ka nisur fushata e kandidatëve për kreun e ri të Partisë Demokratike, që do të vendoset më 13 qershor. Kandidati i parë që bëri “sefte” fushatën, i...
TIRANË– Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha gjatë konferencës për mediat se vetëm një prej tyre ka listën e plotë të kandidatëve...
TIRANË– Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk zgjodhi që gjatë konferencës për mediat të fliste gjatë. Ai u tregua shumë konciz dhe...
TIRANË– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka mbajtur një konferencë me gazetarët, ku edhe ka dhënë detaje lidhur me kandidimin e t...
Politike24 Maj 2021, 16:30
TIRANË– Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual ...
TIRANË– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur poshtë mundësinë për bashkëqeverisje me Partinë Socialiste. Në një konferencë ...
TIRANË– Agron Shehaj, nisi konferencën për mediat ditën e sotme duke thënë se ai ka ndershmërinë për ta cuar Partinë Demokratike drejt fitores. Ai tha se p...