Politike

24 Maj 2021, 16:30 Nga DOSJA

TIRANË– Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual të partisë, Shehaj tha se nuk ka asgjë personale me të.

PYETJE-PERGJIGJE:

Shehaj: Nuk ka asnjë arsye personale që po kandidoj, jam bindur që Lulzim Basha fatkeqësisht nuk e con dot PD në fitore, është bindje personale. E kutpj që shumë prej jush mund të kërkojë arsye të tjera, por nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet, duhet të ndryshojmë lidershpinin e PD.

-Ka pasur figura që gjatë viteve janë larguar, si do jetë qëndrimi juaj ndaj tyre

Nuk dua të futem në detaje, por PD duhet të jetë e hapur, nuk duhet të më pëlqejnë mua të jenë mirë me mua. PD nuk është dhe nuk duhet të jetë e askujt, të jesh kryetari i PD duhet të jetë privilegj, ai duhet të jetë në kryevetëm 1 herë dhe të largohet. Duhet të jetë e hapur, demokratët do të vendosin se kush do eci dhe kush jo.

Unë kam një platformë. Për të fituar zgjedhjet ,duhet reformuar parti. Vendimet duhet të merren nga anëtarët, të cilët duhet të vendosin për karrierën e strukturës. Një nga elementët kryesore do të jetë votimi i listës për kandiatë të PD nga anëtarët, me parimin një anëtar një votë. Jo duke pyetur anëtarët ke nuk doni po kë doni.

-Jeni të barabartë me Bashën?

Ska dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta

Si do jenë marëdhëniet me Bashën?

Nëse nuk më përjashtojnë. Unë nuk kam asgje personale me Bashën. Humbën zgjedhjet, nuk mund të presim, duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ne nuk humbëm zgjedhjet, ne  lamë në pushtet një qeveri të korruptuar. Nuk i kam lexuar kriteret.

LAJMI KRYESOR: Fushata për 13 qershorin/ Pas ambasadorëve të BE&SHBA, edhe Shehaj hesht për Berishën: No comment! S’ka bashkëqeverisje me PS, shpresoj Basha mos ta marrë personale

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj konferenca e agron shehajt zgjedhjet ne pd agron shehaj konferenca e agron shehajt zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll