Politike

‘Unë isha kundër…’/ Djegia e mandateve, pse e mohoi Agron Shehaj qasjen “pro” vendimit të kupolës, STATUSTET ku i

24 Maj 2021, 18:03 Nga DOSJA

TIRANË– Sot, në ditën zyrtare të nisjes së fushatës brenda Partisë Demokratike, kandidati për kryetar, Agron Shehaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij, ai shtjelloi se shkak për humbjen e zgjedhjeve, veç pretendimeve për blerjen e votave, ishte djegia e mandateve dhe bojkoti në zgjedhjet lokale.

“Unë kam qënë kundër djegies së mandateve dhe e kam shprehur, dhe mospesmarrjes në zgjedhjet vendore. Është e pamohueshme blerja masive e votave, pr ne mund dhe duhet të bënim më shumë. Dola në konkluzionin se humbëm zgjedhjet për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje,”-tha sot ai.

Ai shtoi se 2 vite më parë ka qenë kundër vendimit të “kupolës” dhe për këtë ka fakte.  Le të analizojmë pak faktet…

Më 17 shkurt ai shkruante: Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe oligarkëve dhe jo popullit e interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri. Sa më shpejt t’i japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike.

Ndërsa një ditë më pas, i bënte “karshillëk” zv.kryeministrit Erion Braçe duke i kërkuar që të kishte kujdes për shokët dhe PS-në. 

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua. Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithë kupola e PD-së është e lidhur me krimin dhe e zhytur thellë në korrupsion. Nxjerrja e tyre para drejtësisë është prova e SPAK-ut. Braçe duhet që të shqetësohet për shokët dhe për partinë e tij që do përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunitet,”-kështu shkruante Shehaj në një postim në rrjetet sociale më 18 shkurt 2019.

Një qëndrim qartësisht pro vendimit të PD-së. Ndërsa mediat raportonin se edhe në mbledhjet me dyer të mbyllura, vendimi i tij ishte pro shumicës.

“Ndërkohë deputetët Flamur Noka, Andon Frrokaj, Edomond Spaho, Oriola Pampuri, Agron Shehaj, Klevis Balliu, Florion Mima, Gent Stazimiri, Aldo Bumçi, Valentina Duka dhe Andon Frrokaj janë shprehur pro këtij aksioni ekstrem politik pasi sipas tyre shumica e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017 janë rezultat i vjedhjes së votës qytetare,”--shkruhej në media dy vite më parë duke iu referuar burimeve të afërta me demokratët.

Sot, Shehaj pretendon se nuk ka qenë pro këtij vendimi. Cilin të besojmë? Deputetin pa imunitet të dy viteve më parë, apo kandidatin e sotëm që do t’i rrëmbejë vendin Lulzim Bashës?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj djegia e mandateve te opozites agron shehaj djegia e mandateve te opozites

Sondazh

Poll

Politike 24 Maj 2021, 17:29

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, ka publikuar pamje të reja filmike, që sipas tyre kanë të bëjnë me vjedhjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit.Pamje...

Politike 24 Maj 2021, 16:30

TIRANË– Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual ...