Politike

Përballë Ramës duhet një lider i pakorruptuar! Gazetarët kapen me fjalët e Agron Shehajt: Pra Basha është…? Kandidati:

24 Maj 2021, 16:23 Nga DOSJA
Përballë Ramës duhet një lider i pakorruptuar!

TIRANË– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur poshtë mundësinë për bashkëqeverisje me Partinë Socialiste. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ai u shpreh se përballë kryeministrit Edi Rama duhej një lider i pakorruptuar, ose që sipas tij duhet të cilësohej nga publiku si i tillë. Ndërsa nuk ka pranuar që të japë koment për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Nëse zgjidheni në krye të PD, a do ketë bashkëqeverisje me PS?
Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.
Basha është lider i korruptuar?
Agron Shehaj: Jo, nuk besoj! Përballë Edi Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Edi Rama. I pakorruptuar dhe që njerëzit të mendojnë se është i tillë. Duhet të dukemi që jemi ashtu siç themi.
DASH ka shpallur Berishën “non grata”, do ta largoni nga grupi parlamentar?
Agron Shehaj: Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i takon deklarimit të Berishës, nuk dua të jap asnjë koment.
Dje në mbledhjen e Kryesisë, disa kolegë u shprehën kundër duke iu akuzuar se gjatë fushatës, ju ishit i angazhuar për vota nominale?
Agron Shehaj: Është e drejtë e tyre të kenë mendimin që kanë. Unë mendoj që kjo na ndan. Një kandidat i PD nuk mund të ketë vota personale, sepse është e pamundur të mos votosh PD. Kandidatët duhet të shtyheshin për të marrë sa më shumë veta personale dhe PD do të kishte marrë më shumë vota. Kjo është një nga arsyet. Në zgjedhjet e kaluara, duhej thënë kush del më mirë do promovohet. Në PD ka mungesë meritokracie. Vetëm kështu bëhemi më të fortë.

LAJMI KRYESOR: Fushata për 13 qershorin/ Pas ambasadorëve të BE&SHBA, edhe Shehaj hesht për Berishën: No comment! S’ka bashkëqeverisje me PS, shpresoj Basha mos ta marrë personale

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj konferenca e agron shehajt zgjedhjet ne pd agron shehaj konferenca e agron shehajt zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll