Politike

Pas Gjirokastrës, LSI ankimon vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë

24 Maj 2021, 14:22 Nga DOSJA

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim, pas Gjirokastrës ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Vlorën.

KAS pranoi fillimisht kërkesën e LSI lidhur me informacionet se sa pajisje PEI kanë funksionuar në qarkun e Vlorës, për të parë nëse kishim të bënim me ndonjë manipulim zgjedhor të mundshëm.

Mirëpo sërish pretendimet e LSI u rrëzuan. Tashmë LSI kërkon në kolegjin zgjedhor shqyrtimin e kërkesës së rrëzuar të saj në KAS si dhe rishqyrtimin e kërkesës së rrëzuar të Partisë Demokratike

Në Berat pas rinumërimit të votave, LSI rikuperoi 15 vota nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste, duke mos arritur ndryshimin e rezultatit në këtë qark. Rezultati është vulosur pa ndryshime dhe për Gjirokastrën e Vlorën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lsi ankimon vendimin e kas lsi ankimon vendimin e kas

Sondazh

Poll