Politike

Fushata për kreun e PD/ Agron Shehaj pranon humbjen: Djegia e mandateve dhe zgjedhjet lokale na “ndëshkuan”! (Pse heziton të flasë për Berishën?)

  • Unë isha kundër…’/ Djegia e mandateve, pse e mohoi Agron Shehaj qasjen “pro” vendimit të kupolës
  • Kandidati për kreun e Partia Demokratike, Agron Shehaj zhvilloi një konferencë për shtyp duke nisur fushatën për zgjedhjet e 13 qershorit. Në fjalën e tij, Shehaj zgjodhi që të ndiqte linjën e ambasadorëve në Shqipëri, kur u pyet për ish-kryeministrin Sali Berisha që u shpall "non grata" nga SHBA.
    Featured image of article: Fushata për kreun e PD/ Agron Shehaj pranon humbjen: Djegia e mandateve dhe zgjedhjet lokale na “ndëshkuan”! (Pse heziton të flasë për Berishën?) Agron Shehaj

    TIRANË– Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zgjedhur që fjalimin dhe daljen e parë publike para kamerave ta ketë me fjalë pakë dhe i kursyer në komente, por jo pa batuta.

    Në një konferencë për mediat, për Shehajn, zanafilla e humbjes në 25 prill është djegia e mandateve dhe mos-pjesëmarjen në zgjedhjet lokale 2019, duke shtuar më pas edhe krimet zgjedhore që pretendon opozita. Fjalëpak, Shehaj ishte edhe në komentet për veten, pasi besueshmërinë e konsideronte si pikën e tij më të fortë në garë kundër Bashës.

    Sa i përket kontributeve, u shpreh se ia ka lënë për t’ja vlerësuar anëtarëve të PD-së. Në këtë bashkëbisedim u zotua se nën drejtimin e tij PD-ja do të miratojë një statut të ri që do t’i japë mundësi, kësaj force politike të zgjerohet duke promovuar parimin e meritokracisë.

    Më tej, Shehaj u ndal tek kundërshtari i tij Lulzim Basha. Pasi u shpreh se koha nuk ishte e favorshme por sërish do të merrte pjesë në zgjedhje, Shehaj bëri një koment të pamenduar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ai tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe duke nënkuptuar se ky nuk është Lulzim Basha. I pyetur nëse lideri aktual i PD është i korruptuar, Shehaj tha jo, por la të kuptohej se drejtuesi i demokratëve nuk përceptohet si i korruptuar në publik, pra qytetarët mjafton që të besojnë se nuk është i korruptuar. 

    Ndërsa kur u pyet për liderin historik të PD-së, Shehaj zgjodhi që të ndiqte linjën e ambasadorëve ndërkombëtarë në Shqipëri. Në momentin që gazetarët i kërkuan mendimin e tij për  ish-kryeministrin Sali Berisha që u shpall “non grata” nga SHBA, Shehaj tha vetëm “no commet”, por nuk ia humbi “punën” e bërë për ngritjen e PD-së.

    (k.m/dosja.al)

    • 18:40

      ‘Vetëm njëri e ka listën e kandidatëve’, Shehaj ‘kunja’ Bashës: Ai e di sa janë dhe ku janë…

      Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha gjatë konferencës për mediat se vetëm një prej tyre ka listën e plotë të kandidatëve. Shehaj tha se vetëm ai person e di se sa janë e se ku janë kandidatët që do të jenë përballë njëri-tjetrit për postin e Kryetarit të Partisë.

      ‘Ka vetëm një shkak që është humbja e zgjedhjeve. Një sekond, jo sepse fatkeqësisht në PD nuk ja vlen të shprehesh në mbledhjet e forumeve dhe ky është një problem i madh, duhet të ndryshojë.Fatkqësisht, nuk di të jetë vënë në dispoziocion lista e kandidatëve. Nuk bën sens që vetëm njëri të ketë listën, dhe vetëm ai e di sa janë dhe ku janë.Unë kam qënë kundër djegies së mandateve dhe e kam shprehur, dhe mospesmarrjes në zgjedhjet vendore.’– tha Shehaj.

    • 18:39

      Kontributi në PD, Shehaj modest, nuk flet gjatë: E dinë anëtarët, ata do më gjykojnë! Ja pika ime e fortë

      Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nuk zgjodhi që gjatë konferencës për mediat të fliste gjatë. Ai u tregua shumë konciz dhe i mprehtë në gjërat që thoshte. I pyetur për kontributin në PD, Shehaj tha se këtë gjë duhet ta gjykojnë anëtarët e partisë. Ndërsa pika më e fortë e tij, ishte besueshmëria, të cilën e tha me tepër bindje.

      BISEDA:

      Pyetje: Cili është kontributi real në PD?
      Agron Shehaj: E fillojmë nga votat e fundit. Kam qenë një ndër më të votuarit nga PD. Kontributet e mia do t’i gjykojnë anëtarët e PD.
      Pyetje: Cila është pika juaj më e fortë?
      Agron Shehaj: Besueshmëria!

    • 18:37

      Si do jetë raporti me Bashën nëse humb/ Agron Shehaj në ‘merak’: Nëse nuk më përjashton…S’kam inat me të, shpresoj mos të ma marri për personale

      Agron Shehaj

      Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka mbajtur një konferencë me gazetarët, ku edhe ka dhënë detaje lidhur me kandidimin e tij. Në fjalën e tij, Shehaj u kujdes që të sqaronte se nuk kishte asnjë inat personal me kryetarin aktual, Lulzim Basha. Ndërsa si pikën më të fortë të vetes cilësoi besueshmërinë. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, deputeti i zgjedhur nuk e mohoi kauzën e opozitës për krime zgjedhore, por shtoi se shumë peshë në humbje kishte dhe djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje.

      PJESË NGA BISEDA: 

      Pyetje: Dy kandidatët e tjerë e kanë dhënë se garojnë në kushte të pabarabarta, ju si ndjeheni?
      Agron Shehaj: S’ka dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta.
      Pyetje: Çfarë raporti do të keni me Bashën nëse nuk fitoni?
      Agron Shehaj: Nëse nuk më përjashton po… Thashë ishte një batutë, nuk pres që ai të më përjashtojë nëse humbas zgjedhjet. Jo vetëm për Bashën por për të gjithë. Çfarë do të thotë çfarë raporti do të mbaj? Unë nuk kam inat personal me Bashën. Shpresoj që ai mos të mendojë se unë po i bëj diçka për inate personale.
      Pyetje: Çfarë iu diferencon iu nga kandidatët e tjerë?
      Agron Shehaj: Në zgjedhje, ata nuk kanë qenë kandidatë. Këmbëngulja, eksperienca, përvoja, fakti që jam i pakompromentuar. Është e vështirë që të flasësh për veten.
      Pyetje: Çfarë përgjegjësia ka Basha për humbjen e zgjedhjeve? A duhet të jepte dorëheqjen?
      Agron Shehaj: Po! Duhet të jepte dorëheqjen, përgjegjësitë nuk duhen kërkuar për vendimet por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës.
      Pyetje: Koha e mjaftueshme për 13 qershor?
      Agron Shehaj: E pamjaftueshme, por ç’të bëjmë?
      Pyetje: Gara sapo ka nisur, nëse nuk fitoni, do qëndroni në PD?
      Agron Shehaj: Mendoj se ky është një kontribut që unë jap për PD. Nuk është se po nuk u zgjodha nuk kam më kontribut.
      Pyetje: Cili është kontributi real në PD?
      Agron Shehaj: E fillojmë nga votat e fundit. Kam qenë një ndër më të votuarit nga PD. Kontributet e mia do t’i gjykojnë anëtarët e PD.
      Pyetje: Cila është pika juaj më e fortë?
      Agron Shehaj: Besueshmëria!
      Pyetje: Keni komunikuar me Bashën dhe e siguruar se nuk do të kandidonit, pse ndryshuat mendje?
      Agron Shehaj: Ka qenë një reflektim i gjatë dhe i vështirë, kjo ishte gjëja e duhur që duhet të bëja.
      Pyetje: Vjedhja e votave çoi PD në humbje, e jo Basha?
      Agron Shehaj: Është e pamohueshme blerja masive e votave, pr ne mund dhe duhet të bënim më shumë. Dola në konkluzionin se humbëm zgjedhjet për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje.

    • 18:30

      Përballë Bashës, Shehaj: Nuk ka dyshime që nuk jemi në kushte të barabarta! Ai nuk e çon dot PD në fitore, nuk kam asgjë personale

      Agron Shehaj

      Agron Shehaj tha ditën e sotme se nuk është në kushte të barabarta me Lulzim Bashën. I pyetur nga gazetarët se si janë marëdhëniet me kreun aktual të partisë, Shehaj tha se nuk ka asgjë personale me të.

      PYETJE-PERGJIGJE:

      Shehaj: Nuk ka asnjë arsye personale që po kandidoj, jam bindur që Lulzim Basha fatkeqësisht nuk e con dot PD në fitore, është bindje personale. E kutpj që shumë prej jush mund të kërkojë arsye të tjera, por nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet, duhet të ndryshojmë lidershpinin e PD.

      -Ka pasur figura që gjatë viteve janë larguar, si do jetë qëndrimi juaj ndaj tyre

      Nuk dua të futem në detaje, por PD duhet të jetë e hapur, nuk duhet të më pëlqejnë mua të jenë mirë me mua. PD nuk është dhe nuk duhet të jetë e askujt, të jesh kryetari i PD duhet të jetë privilegj, ai duhet të jetë në kryevetëm 1 herë dhe të largohet. Duhet të jetë e hapur, demokratët do të vendosin se kush do eci dhe kush jo.

      Unë kam një platformë. Për të fituar zgjedhjet ,duhet reformuar parti. Vendimet duhet të merren nga anëtarët, të cilët duhet të vendosin për karrierën e strukturës. Një nga elementët kryesore do të jetë votimi i listës për kandiatë të PD nga anëtarët, me parimin një anëtar një votë. Jo duke pyetur anëtarët ke nuk doni po kë doni.

      -Jeni të barabartë me Bashën?

      Ska dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta

      Si do jenë marëdhëniet me Bashën?

      Nëse nuk më përjashtojnë. Unë nuk kam asgje personale me Bashën. Humbën zgjedhjet, nuk mund të presim, duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ne nuk humbëm zgjedhjet, ne  lamë në pushtet një qeveri të korruptuar. Nuk i kam lexuar kriteret.

    • 18:23

      Përballë Ramës duhet një lider i pakorruptuar! Gazetarët kapen me fjalët e Agron Shehajt: Pra Basha është…? Kandidati: Se besoj, njerëzit duhet të mendojnë ashtu

      Agron Shehaj

      Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur poshtë mundësinë për bashkëqeverisje me Partinë Socialiste. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ai u shpreh se përballë kryeministrit Edi Rama duhej një lider i pakorruptuar, ose që sipas tij duhet të cilësohej nga publiku si i tillë. Ndërsa nuk ka pranuar që të japë koment për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

      PJESË NGA KONFERENCA: 

      Nëse zgjidheni në krye të PD, a do ketë bashkëqeverisje me PS?
      Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.
      Basha është lider i korruptuar?
      Agron Shehaj: Jo, nuk besoj! Përballë Edi Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Edi Rama. I pakorruptuar dhe që njerëzit të mendojnë se është i tillë. Duhet të dukemi që jemi ashtu siç themi.
      DASH ka shpallur Berishën “non grata”, do ta largoni nga grupi parlamentar?
      Agron Shehaj: Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i takon deklarimit të Berishës, nuk dua të jap asnjë koment.
      Dje në mbledhjen e Kryesisë, disa kolegë u shprehën kundër duke iu akuzuar se gjatë fushatës, ju ishit i angazhuar për vota nominale?
      Agron Shehaj: Është e drejtë e tyre të kenë mendimin që kanë. Unë mendoj që kjo na ndan. Një kandidat i PD nuk mund të ketë vota personale, sepse është e pamundur të mos votosh PD. Kandidatët duhet të shtyheshin për të marrë sa më shumë veta personale dhe PD do të kishte marrë më shumë vota. Kjo është një nga arsyet. Në zgjedhjet e kaluara, duhej thënë kush del më mirë do promovohet. Në PD ka mungesë meritokracie. Vetëm kështu bëhemi më të fortë.

    • 18:17

      Në garë për Kryetar! Shehaj: Unë kam ndershmërinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores!

      Agron Shehaj

      Agron Shehaj, nisi konferencën për mediat ditën e sotme duke thënë se ai ka ndershmërinë për ta cuar Partinë Demokratike drejt fitores. Ai tha se partia ka nevojë për një reformë të thellë në mënyrë që të jetë meritokratike. Ndër të tjera, kandidati për kryetar tha se marrja e atij posti nuk është vetëm privilegj mirëpo dhe kënaqësi.

      DEKLARATA:

      Unë kam ndershmërinë për ta cuar PD në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar. Me këto vlera ne do të rikthejmë besimin e qytetartëve te PD. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë, në mënyrë që të jetë meritokratike. Të qënit kryetar nuk është vetëm privilegj por dhe kënaqësi. Prandaj propozoj që kryetari të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet, PD duhet të bëhet partia e konkurencës. Partia 1 anëtare 1 votë.

    Shto Koment