Politike

KAS i rrëzoi kërkesën, LSI ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin për Gjirokastrën

24 Maj 2021, 13:02 Nga DOSJA

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor, vendimin për Gjirokastrën. Kjo lëvizje vjen pas rrëzimit të kërkesës që u bë në KAS.

KAS i rrëzoi këto vendime duke lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. LSI hodhi akuza gjatë shqyrtimit të çështjes në KAS për moslejimin e emigrantëve për të votuar në zgjedhje si dhe kishte indicie edhe për votim të dyfishtë.

Tashmë vendimi do ti mbetet Kolegjit Zgjedhor, i cili do të japë verdiktin e fundit lidhur me pretendimet e LSI.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lsi lsi ankimon vendimin e kas lsi lsi ankimon vendimin e kas

Sondazh

Poll