Politike

KAS rrëzoi PD për Durrësin e Shkodrën, juristi i PD “shpërthen”: Hera e 97! Iu binden urdhrave politike të Ramës, po

24 Maj 2021, 15:16 Nga DOSJA
KAS rrëzoi PD për Durrësin e Shkodrën, juristi i PD

TIRANË– Juristi i Partisë Demokratike, Marash Logu ka reaguar pas vendimeve që u morën ditën e sotme nga KAS. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Logu shkruan se është hera e 97-të që KAS i bindet urdhërave të Ramës. Ai shkruan se vendimet e KAS janë politike dhe të pabazuara në ligj, si dhe shton se sot kanë pasur 2 justifikime për të refuzuar marrjen e provave të kërkuara nga PD.

Ai thotë se noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi.

POSTIMI:

Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral.Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzusr marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.1. “PD nuk ka kryer përpjekje për t’i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk kaasnjë përgjigje prej tyre.2. “Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshrër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova.Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë.

Ditën e sotme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrje të provave shtesë në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit. KAS ka pranuar kërkesën për të marrë të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për të dy qarqet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 24 maj 2021 marash logu kas 24 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll