Politike

Xhaçka flet hapur: Në Ballkan ka influenca ruse, po bëhen përpjekje për destabilizim

22 Maj 2019, 09:44 Nga DOSJA
Xhaçka flet hapur: Në Ballkan ka influenca ruse, po bëhen

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka thënë sot se ballkani po sulmohet nga influenca të huaja duke përmendur ndër të tjer Rusinë.

Këto deklarata Xhaçka i bëri gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë në Ballkan”, ku shtoi se influencat ruse po tentojnë të destabilizojnë rajonin.

 “Ngjarjet e ditëve të fundit në një nga vendet e BE na treguan se askush nuk është imun ndaj këtyre influencave. Mirëpo, është mësuar nga historia se edhe vende më të rëndësishme kanë pasur probleme, sikundër Shqipëria, edhe për shkak se ndodhet në Ballkan. Tentativat kanë arritur deri në grusht shteti. Ballkani është një rajon më i dobët dhe goditja e shteteve ballkanike, do të thotë goditje e Europës.

Vite më parë nuk imagjinohej që Rusia të arrinte të kishte influencë në Ballkan. Gjatë këtyre 10 viteve, Shqipëria ka ndihmuar si vend anëtar i NATO, e ka konsoliduar statusin e saj për sigurinë. Sot ndihemi më të sigurt ndaj influencave ruse, pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë së Veriut dhe hapave integruese të Malit të Zi. Ka një influencë ruse, e cila nxit destabilizim në vendet tona. Këto aktorë bëjnë përpjekje për të destabilizuar vendin, që shkojnë përmes mediave, që synojnë nxitjen e tensioneve fetare, politike, sociale, në një rast ekstrem, u arrit deri në grusht shteti në një vend kandidat për në BE. Mirëpo, nëse ne bëhemi bashkë, gjithë Ballkani Perëndimor mund të jetë më i sigurt. Bashkëpunimi dhe shpejtimi i integrimit drejt BE, na bën më të fortë dhe na bën që të mbajmë larg influencat ruse dhe të huaja të padëshiruara. Në Ballkan ka ekzistuar influencë e huaj e padëshiruar. Duhet të punojmë gjithë bashkë që mos lejojmë diçka të tillë”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Sot u mbajt konferenca për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në refomrat e brendshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike influenca ruse konferenca per sigurine olta xhacka influenca ruse konferenca per sigurine olta xhacka

Sondazh

Poll