Politike

Bashkimi i shqiptarëve, Meta: Delirime të politikanëve, asnjë aktor shqiptar të mos ndërhyjë në dialogun Kosovë-Serbi

22 Maj 2019, 09:01 Nga DOSJA
Bashkimi i shqiptarëve, Meta: Delirime të politikanëve,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur sot në konferencën për sfidat e sigurisë në Ballkan, dhe është ndalur në tezën e bashkimit Shqipëri-Kosovë. Meta tha se politika shqiptare e përdor këtë delirim për t’u shmangur nga përgjegjësia.

Ai tha se asnjë aktor shqiptar nuk duhet të ndërhyjë në dialogun Kosovë-Serbi, sepse cënon sovranitetin e Kosovës.

Pjesë nga fjala e Metës:

Unë marshallist nuk jam por kam gruan marshalliste dhe besoj se ajo do i përdor shumë mirë ato që ka mësuar. Dëgjoj shpresh thonë pse të mos bashkohen shqiptarët, po natyrshëm vjen pse mos të bashkohen dhe gjithë serbët, gjithë kroatët apo dhe boshnjakët. Këto janë delirime të politikanëve që flasin me heroizma dhe me nacionalizma të politikanëve që duan të shmangen nga përgjegjësitë e tyre të brendshme. Në dialog, jemi thjesht mbështetëse, nëse çdo aktor hyn në këtë dialog cënon sovranitetin e Kosovës. E njohëm sovranitetin dhe do e njohim gjithnjë, dhe kjo do të thotë e njohim.

Meta këto deklarata i ka bërë sot gjatë konferëncës për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në reofmrat e brendëshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkimi i shqiptareve ilir meta konferenca per sigurine ndryshimi i kufijve bashkimi i shqiptareve ilir meta konferenca per sigurine ndryshimi i kufijve

Sondazh

Poll