Politike

Ambasadorja e Gjermanisë mesazh opozitës: Bojkoti ka ngadalësuar integrimin, Shqipëria ka përparuar

22 Maj 2019, 08:19 Nga DOSJA
Ambasadorja e Gjermanisë mesazh opozitës: Bojkoti ka ngadalësuar

TIRANË– Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzzane Shultz, gjatë konferëncës “Sfidat e Sigurisë në Ballkan”, është shprehur se  shumë shpejt Gjermania do të marrë vendimin për integrimin e Shqipërisë në BE.

Shultz në fjalën e saj tha se vendi ynë ka bërë shumë përparim në reformat e saj, por bojkotimi i institucioneve ka sjellë një ngadalësim të procesit. Ajo shtoi se partitë poltike duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për avancimin e vendit.

Për të qenë pjesë e BE që është krijuar për paqen, duhen që të kemi institucione të forta. Komisoni do të prezantojë raportin për progresin e Shqipërisë dhe do të bëjë publik vendimin e tij për progresin që ka bërë Shqipëria. Po ashtu dhe Parlamenti i Gjermanisë do të marë një vendim shumë shpejt për të ardhmen e Shqipërisë. Jam e bindur se Shqipëria ka marrë hapa të rëndësishëm siç ësthë reforma në Drëejtësi. Nga ana tjetër bojkotimi i institucioneve ka ngadalësuar avancimin e reformave dhe kanë ngadalësuar progresin Prandaj duhet parë që partitë të kenë përgjejgësitë e tyre për interesin e tyre”, u shpreh ambasadorja e Gjermanisë.

Sot u mbajt konferenca për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në refomrat e brendshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites integrimi i shqiperise ne be opozita proteston suzzane shultz djegia e mandateve te opozites integrimi i shqiperise ne be opozita proteston suzzane shultz

Sondazh

Poll