Politike

Meta “shuplakë” politikës: Jemi në republikë partiake, Kuvendi jo funkional

22 Maj 2019, 09:06 Nga DOSJA
Meta “shuplakë” politikës: Jemi në republikë

TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta është shprehur sot se vendi ka një republikë partiake dhe shteti është shkatërruar nga ndryshimet kushtetuese në vitin 2008.

 “Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund ti shmangemi.  Pas vendi pësoi 97 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve të Komisionit të Venecias sepse u nxor mësim nga 97. Në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me sakrifica ia hoqëm të gjitha pika dhe kaluam nga një sistem parlamentar, kemi kaluar në një sistem të mbyllur partiak. Parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë rtë papranueshme kanë lënë mandatet, por ka qenë mos funksional”, tha Presidenti Meta.

Meta këto deklarata i ka bërë sot gjatë konferencës për sigurinë në Ballkan dhe sfidat e rajonit. Meta theksoi gjithashtu se tema e bashkimit të shqiptarëve është diabolike, pasi sipas tij do të sillte nxitje të përplasjeve mes popujve. Jahjaga u shpreh kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Nga ana tjetër Olta Xhaçka tha se Rusia kërkon destabilizim në rajon, ndërsa ambasadorja e Gjermanisë vuri theksin tek avancimi në refomrat e brendshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta konferenca per sigurine kriza politike protestat e opozites ilir meta konferenca per sigurine kriza politike protestat e opozites

Sondazh

Poll